29 Prill 2018 Romakëve 14:13-23 Pjesa 2 Uniteti i dashurisë së ungjillit në Kishë!
Mesazhi: Për shkak se Perëndia na ka dashur neve në Krishtin edhe ne duhet të duam njëri-tjetrin madje edhe nëse kufizon lirinë tonë personale pa cenuar ndërgjegjen tonë apo të tjetrit. Tre parime që duhet të na udhëheqin ne në marrëdhënie me njëri-tjetrin: 1. Parimi i ndërgjegjes: Ne asnjëherë nuk duhet të ushtrojmë presion mbi të krishterët e tjerë që të bëjnë diçka nëse ata nuk janë të bindur plotësisht në mendjen e tyre që e nderon Jezusin si Zot (Rom. 14:13-14 dhe 22-23)