Bashkëshortja e përsosur. Martesa e ëndërrave.
Ndonjëherë mësohemi më tepër se ç’duhet me ëndërrat dhe presim që Perëndia të na i përmbushë
sipas kushteve tona. Mirëpo, po sikur ëndrra që ka Perëndia për martesën tënde të ndryshojë nga e
jotja? Po sikur plani i Tij të jetë që të të shenjtërojë përmes vuajtjeve të një marrëdhënieje sfiduese?
Sikur ëndrra për martesën ideale të të thërrmohej, a do të të shkatërrohej dhe gëzimi e shpresa
bashkë me të?