Cfarë Besojmë
 

Ne mësojmë se Bibla është zbulesa e shkruar e Perëndisë dhe kështu të 66 librat e Biblës të cilët na janë dhënë nga Fryma e Shenjtë përbëjnë plotësisht (të frymëzuar njëlloj në të gjitha pjesët) Fjalën e Perëndisë (1 Kor. 2:7-14; 2 Pje. 1:20-21).

Ne mësojmë se Fjala e Perëndisë është e paanshme, zbulesë e parashtruar (1 Thes. 2:13; 1 Kor. 2:13), gojarisht e frymëzuar në çdo fjalë (2 Tim. 3:16), absolutisht e pagabueshme në dokumentat origjinalë dhe e frymëzuar nga Perëndia. Ne mësojmë interpretimin fjalë për fjalë, gramatiko-historik të Shkrimeve të cilat pohojnë besimin se kapitujt e hyrjes së Zanafillës paraqesin krijimin në gjashtë ditë (Zan. 1:31; Eks. 31: 17)

Ne mësojmë se Bibla përmban të vetmin rregull të pagabueshëm të besimit dhe të praktikimit (Mat. 5:18; 24:35; Gjon. 10:35; 16:12-13, 17:17;1 Kor. 2:13; 2 Tim. 3:15-17; Heb. 4:12; 2 Pje.1:20-21)...

Misioni Ynë dhe Vizioni Ynë

Ne ekzistojmë që të përlëvdojmë Perëndinë duke bërë dishepuj të Zotit Jezu Krishtit në gjithçka që Ai na ka urdhëruar në Fjalën e Tij.
 

Të bëjmë dishepuj dhe t'i pajisim ata që të bëhen dishepuj më të mirë në Kishën e Hirit dhe përmes tyre të ngremë kisha të tjera në Tiranë, Shqipëri dhe më tej.

 

 

Pleqtë e Kishës

Mësoni se cilët janë Pleqtë e Kishës së Hirit, dëshmitë e tyre si dhe kontaktet e tyre.

Dhjakët e Kishës

Mesoni se cilet jane Dhjaket e Kishes se Hirit, dheshmite e tyre si dhe kontaktet e tyre.


 

  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.