29 Nëntor 2015

November 29, 2015

Nevoja për t’u ushqyer dhe për të jetuar çdo ditë sipas Fjalës së Perëndisë është nevoja më e madhe e jetës tonë dhe është më e rëndësishme sesa ngrënia dhe plotësimi nevojave dhe dëshirave tona bazë. 

“Asgjë nuk e zëvendëson të kaluarit kohë vetëm për vetëm me Perëndinë në Fjalën e Tij. Nëse nuk keni kohe, ju duhet të lini diçka tjetër që të keni kohe. Mos ha një vakt. Anulo një takim. Jepi fund një përkushtimi të zakonshëm. Nuk ka asgjë më të rëndësishme që ju mund të bëni sesa të kaloni kohë me Zotin në Fjalën e Tij"

Hyrje:
Psalmi më i gjatë. Nuk e dimë me saktësi se kush është autori njerëzor.
Tema: Fjala e Perëndisë në jetën e fëmijës së Perëndisë.
E veçanta: Psalm akrostik sepse ka 22 strofa dhe çdo strofë ka 8 vargje dhe në çdo strofë të 8 vargjet fillojnë me të njëjtën shkronjë të alfabetit Hebraik.
  
1. Oh sa të bekuar janë ata që kanë një rrugë pa njollë, 
ata që ecin me ligjin e Zotit.
2. Oh sa të bekuar janë ata që respektojnë mësimet e tij, 
ata që e kërkojnë me gjithë zemër.
3. Për më tepër ata nuk kryejnë të keqen;
ata ecin në rrugët e tij.
4. Ti i ke urdhëruar urdhërimet e tua, 
që të respektohen me kujdes.
Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme 
në respektimin e statuteve të tua.
 
Atëherë nuk do të turpërohem, 
kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e Tua.
 
Do të të kremtoj me zemër të drejtë 
ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.
 
Do të respektoj statutet e tua, 
mos më braktis plotësisht.
 
Tre komponentë të rëndësishëm që bindja të bëhet prioriteti i vetëm i jetës tonë:   
Duhet ta dëshirojmë bindjen (v.1-3) 
Kjo është çfarë Perëndia pret nga ne (v.4) 
Si ta bëjmë bindjen prioritet? (v. 5-8)

Duhet ta dëshirojmë bindjen (v.1-3)
Ne përjetojmë lumturinë e bindjes (1-2)
Ne përjetojmë anën praktike të bindjes (3)

Ne përjetojmë lumturinë e bindjes (1-2)
Lumturia e bindjes vjen përmes bindjes ndaj Fjalës së Perëndisë (v.1)
Lumturia e bindjes vjen përmes njohjes së Perëndisë përmes Fjalës së Tij (v.2). 

B. Ne përjetojmë anën praktike të bindjes (v.3)
1. Ata nuk kryejnë të keqen 
2. Ata ecin në rrugët e Tij.

II. Është urdhëruar nga vetë Perëndia (v.4)
“Ti i ke urdhëruar urdhërimet e tua, 
që të respektohen me kujdes ”

III. Si ta bëjmë bindjen prioritet të vetëm? (v.5-8)
A. Është e mundur vetëm përmes hirit të Zotit (v. 5-8a)
B. Bashkësisë me Zotin (119:8b)

A. Është e mundur vetëm përmes hirit të Zotit (v.5-8a)
Ai pret tre rrjedhime konkrete: 
1. Rrjedhim i menjëhershëm: rritje në integritet (v.6)
2. DY rrjedhim të lidhura: (7-8a)
 a. adhurim formal (v.7)
 b. adhurim praktik (v.8a) 

B. Bashkësisë me Zotin (v. 8b)

Konkluzion
 Zoti kërkon dhe pret prej nesh që bindja ndaj Fjalës së Tij duhet jetë prioriteti i vetëm i jetës tonë të përditshme. Për këtë ne duhet ta  dëshirojmë bindjen ndaj Fjalës së Zotit në çdo fushë të jetës tonë, sepse bindja ndaj Fjalës së Zotit është e vetmja mënyrë për të qenë me të vërtetë të lumtur dhe për përjetuar gëzimin e Zotit dhe të pranisë së Tij.

 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva

Please reload

Kërkoni sipas tag-ut

Please reload

  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.