6 Dhjetor 2015

December 6, 2015

A jemi krijuar ne si qenie njerëzore të jetojmë në mënyrë të pavarur nga këshilla e Perëndisë? 
26 Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".
27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.
28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë".  Zanafilla 1:26-28 

Së pari nevoja jonë për këshillën e Perëndisë shihet që në krijimin tonë si njerëz. 
Adami dhe Eva kishin këtë nevojë sepse kishte tre gjëra që i dallonte ata nga krijesat e tjera:
1. Ata ishin krijuar nga Perëndia që të merrnin zbulesë prej Tij
2. Ata u krijuan nga Perëndia të ishin interpretues
3. Ata u krijuan nga Perëndia të ishin adhurues. 

Së dyti nevoja jonë shihet te Rënia e njeriut në mëkat

Mesazhi 1: Si të jetojmë nga çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë (2 Tim. 3:14-17)
Të ushqyerit dhe të jetuarit sipas Fjalës së Perëndisë është nevoja jonë më e madhe, prandaj është më e rëndësishme se ushqimi ynë i përditshëm dhe se nevojat dhe dëshirat tona themelore. 

Mesazhi 2: Bindja ndaj Fjalës së Zotit prioriteti i vetëm i jetës tone (Pslami 119:1-8)
Zoti na e ka dhënë Fjalën e Tij që përmes saj të njohim Zotin dhe të jetojmë në bindje ndaj Fjalës së Tij çdo ditë në çdo aspekt të jetës tonë. 

1 Lum [I bekuar është] njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,
2 por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.
3 Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
4 Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
5 Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.
6 Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.

Tema: Vetëm ata që e ndërtojnë jetën e tyre në marrëdhënie me Perëndinë dhe mbi Fjalën e Tij do të përjetojnë bekimet e tanishme dhe të përjetshme, dhe do të kenë një jetë të frytshme për Perëndinë. 

Psalm 1 paraqet dy portrete, portretin e njeriut të perëndishëm dhe njeriut të pa-perëndishëm dhe rrjedhimet e jetëve të tyre.
I. Portreti i njeriut të perëndishëm (v.1-3)
II. Portreti i njeriut të paperëndishëm (v.4)
III.  Rrjedhimet e jetëve të tyre (v.5-6)

Portreti i njeriut të perëndishëm (v.1-3)
Njeriu i perëndishëm nuk ecën sipas këshillës së të paperëndishmëve (v.1a)
Njeriu i perëndishëm e eviton rrugën e mëkatarëve (v.1b)
Njeriu i perëndishëm nuk ulet me tallësit (v.1c)
Njeriu i perëndishëm gjen kënaqësinë te Fjala e Perëndisë dhe mendon thellë mbi të (v.2).
Rezultati (v. 3).

II. Portreti i njeriut të pa-perëndishëm (v.4)
 A. Ata bëjnë të kundërtën (4a)
 B. Ata do të jenë si byku (4b)

III. Rrjedhimet e jetëve të tyre (v.5-6)
 A. Njeriu i paperëndishëm do të dështojë (v. 5)
 B. Çfarë do të shijojnë të perëndishmit dhe paperëndishmit

 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva