13 Dhjetor 2015

December 13, 2015

Të rritemi në përkushtimin tonë ndaj Fjalës së Zotit.

Mesazhi 1: Si të jetojmë nga çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë (2 Tim. 3:14-17)
Të ushqyerit dhe të jetuarit sipas Fjalës së Perëndisë është nevoja jonë më e madhe, prandaj është më e rëndësishme se ushqimi ynë i përditshëm dhe se nevojat dhe dëshirat tona themelore. 

Mesazhi 2: Bindja ndaj Fjalës së Zotit prioriteti i vetëm i jetës tone (Pslami 119:1-8)
Zoti na e ka dhënë Fjalën e Tij që përmes saj të njohim Zotin dhe të jetojmë në bindje ndaj Fjalës së Tij çdo ditë në çdo aspekt të jetës tonë. 

Mesazhi 3: Fjala e Zotit kënaqësia dhe meditimi ynë i përditshëm (Psalmi)
Nevoja dhe rëndësia të gjejmë kënaqësinë te Fjala e Zotit dhe të meditojmë çdo ditë mbi Fjalën e Zotit. Ata që gjejnë kënaqësinë dhe gëzimin në Zotin dhe Fjalën e Tij, ata që mendojnë thellë ditë e natë si të zbatojnë në Fjalën e Tij në jetën e tyre të përditshme në çdo fushë të jetës së tyre ata do të marrin bekimet e Zotit dhe ata do t’i përdorë Zoti.

Tema: Le të mos jemi dëgjues harraq që mashtrojnë veten e tyre, por bërës të Fjalës së sepse vetëm në këtë mënyrë do të njohin gëzimin e Zotit dhe Ai do të na përdorë për lavdinë e Tij. 

Tre pika kryesore: 
Rëndësia e bindjes ndaj Fjalës së Zotit
Pse e lëmë mbas dore Fjalën e Zotit
Plani për të lexuar, studiuar, medituar, mbaj përmendësh dhe zbatuar Fjalën e Zotit.

 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva