20 Dhjetor 2015 - Genci Cesula

December 20, 2015

Tema: Perëndia u bë njeri në mënyrë që Ai të vdiste, në mënyrë që të na kthente në bashkësi me Perëndinë dhe ta njihnim Atë tani dhe përjetësisht. 

Jezu Krishti, Fjala e përjetshme (Gjoni 1:1-5)
Jezu Krishti epiqendra e shpalljes së njeriut për njeriun (Gjoni 1:6-8)
Jezu Krishti Drita dhe Jeta e njeriut (Gjoni 1:9-13). 
Jezu Krishti, Perëndia që u bë njeri dhe e ka bërë të njohur Perëndinë (Gjoni 1:14-18). 
Jezu Krishti, Fjala e përjetshme (Gjoni 1:1-5)

Në fillim ishte Fjala [Jezusi është Fjala e Përjetshme]
dhe Fjala ishte me Perëndinë, [Një nga personat e Trinitetit të shenjtë]
dhe Fjala ishte Perëndi” [Jezusi është Perëndia]
Gjoni 1:1 
Në të gjithë Dhiatën e Vjetër, Perëndia krijon, sundon dhe zbulon përmes Fjalës së Tij. 

Jezu Krishti, Fjala e përjetshme (Gjoni 1:1-5)

“Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.” (Gjoni 1:2)
[Ai Fjala ishte në fillim të krijimit te Zanafilla 1:1]

“Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” (Gjoni 1:3)
[Jezusi ka bërë gjithçka dhe asnjë nga ato që janë krijuar nuk janë krijuar pa Jezusin]

“Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e mposhti.” (Gjoni 1:4-5)

Jezusi është burimi i jetës dhe ndriçues i njerëzve dhe erresira e njerëzve nuk e mundi. 

 Jezu Krishti epiqendra e shpalljes së njeriut për njeriun (Gjoni 1:6-8)
“Qe një njeri i dërguar nga Perëndia; emri i tij ishte Gjon. Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij; ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën.”

Profeti Gjon Pagëzorin ishte dërguar nga Perëndia për të përgatitur ardhjen e Birit të përjetshëm të Perëndisë në botë (Isaia 40:3-5).  

Kushdo që beson ungjillin është sepse Jezusi i ndriçon ata (v.9)

Bota që dergjet në mëkat dhe mosbesim e urreu Jezu Krishtin dhe nuk e pranoi (v.10).

Izraeli populli i Tij i zgjedhur nuk e pranoi (v.11)
Po ata që e pranuan, ata që besuan? 
Ata besojnë sepse janë lindur nga Perëndia. Besimi i tyre është punë e Perëndisë. 
Ata të cilët besojnë te Jezu Krishti nuk kanë një prejardhja gjakut të veçantë. 
Ata të cilët besojnë nuk është nga vullneti i tyre, nuk vjen nga dëshira e tyre për t’u rilindur. 

Jezu Krishti, Perëndia që u bë njeri dhe e ka bërë të njohur Perëndinë (Gjoni 1:14-18). 
Jezusi nuk u bë Biri i Perëndisë sepse lindi nga virgjëresha Mari. [v.14]

Gjoni Pagëzori e dëshmoi këtë [v.15]

Biri i përjetshëm i Perëndisë u bë njeri dhe Ai solli hirin dhe vërtetën e plotë të Perëndisë [16-17]

Biri i Biri i përjetshëm i Perëndisë  e ka bërë njohur Perëndinë [1:18, 14:6]

Përfundim: Çfarë është Krishtlindja? 

Krishtlindja është që Perëndia lindi në botë në mënyrë që Ai të vdiste, me qëllim që Perëndia të ishte me njerëzit e Tij. Perëndia u bë njeri në mënyrë që Ai të paguante dhe shlyente çmimin e pafund të fajit të mëkatit tonë ndaj Perëndisë.

Përfundim: Çfarë është Krishtlindja? 

Vetëm Perëndia-njeri, Jezu Krishti mund të shlyente çmimin për mëkatet tona. Ai si njeri mund të na përfaqësonte ne si njerëz dhe ishte në gjendje të vdiste dhe si Perëndi të ishte në gjendje të shlyente mëkatin tonë para Perëndisë dhe na jepte faljen e mëkateve, të pajtonte me Perëndinë, të na kthente te Perëndia dhe të na jepte jetën e përjetshme. 
 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva