27 Dhjetor 2015

December 27, 2015

Synimi për sot: Të mësojmë 3 të vërteta mbi destinacionin tonë (Ardhja e dytë e Krishtit). Është:

1. E menjëhershme (1 Thes. 1:9-10) 
Përherë i falemnderit Perëndisë tim për ju, për hirin e Perëndisë, i cili ju është dhënë me anë të Jezu Krishtit, sepse në atë u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë dhe në çdo njohuri, sikurse dëshmia e Krishtit që u vërtetua ndër ju, aq sa nuk ju mungon asnjë dhunti, duke pritur me durim zbulesën e Zotit tonë Jezu Krisht.       1 Korintasve 1:4-7

Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve, dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe ëndjet e botës, që të rrojmë me maturi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë, duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë së të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.           
Titit 2:11-13

Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi siguri, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.
1 Gjonit 2:28

Të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç'do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim atë sesi është. Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, pastron veten, siç është i pastër ai.
1 Gjonit 3:2-3

Synimi për sot: Të mësojmë 3 të vërteta mbi destinacionin tonë (Ardhja e dytë e Krishtit). Është:

1. E menjëhershme 
2. Një bashkim i përkryer
(1 Thes. 4:13-18) 

Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni në mua! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t'ju thosha. 

Po shkoj t'ju përgatis një vend. Dhe kur të shkoj e t'ju përgatis një vend, do të kthehem përsëri dhe do t'ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
Gjoni 14:1-3


Synimi për sot: Të mësojmë 3 të vërteta mbi destinacionin tonë (Ardhja e dytë e Krishtit). Është:

1. E menjëhershme 
2. Një bashkim i përkryer 
3. Me 2 faza


Maran atha!
(Eja Zoti!) 
(1 Kor. 16:22)

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva