13 Mars 2016 Betejë që nuk mund ta humbasësh. Pjesa 3

March 13, 2016

A është e saktë të themi që rreziku më i madh në jetën tonë vazhdon të mbetet brenda nesh sesa jashtë nesh?

Tema: Ne në veten tonë si të krishterë nuk mund t’i bindemi Perëndisë pa hirin veprues të Tij me anë të besimit në Jezu Krishtin, Zotin sepse mëkati vazhdon të mbetet në ne dhe ne jemi në betejë të vazhdueshme me të.

 

Te Romakëve 7:14-25  Zoti dëshiron që ne si bijtë e Tij të zbulojmë këto katër të vërteta kryesore për veten tonë:

1. Ne si të krishterë në veten tonë nuk mund t’i bindemi Perëndisë sepse është një pjese e jona që është mëkatare që vazhdon të kundërshtojë Perëndinë (Rom. 7:14-17).

2. Ne si të Krishterë në veten tonë nuk mund t’i bindemi Perëndisë sepse mëkati vazhdon të banojë në ne, në mishin tonë (Rom. 7:18-20)

3. Ne si të Krishterë në veten tonë nuk mund t’i bindemi Perëndisë sepse ne zbulojmë në ne, në gjymtyrët tona ligjin e mëkatit që lufton kundra ligjit të Perëndisë të shkruar zemrat tona dhe na bën robër të ligjit të mëkatit (Rom. 7:21-23).

4. Çlirimi ynë nga mëkati brenda nesh dhe bindja ndaj Perëndisë vjen vetëm hirit të Perëndisë që vjen në jetën tonë vetëm përmes besimit në Jezu Krishtin, Zotin tonë me anë të Frymë së Shenjtë që banon brenda nesh (Rom. 7:24-25).

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva