22 Maj 2016 Vriteni mëkatin çdo ditë ose do t’ju vrasë!

May 22, 2016

 

Mesazhi: Duke pasur vazhdimisht parasysh kush jemi dhe çfarë Perëndia ka bërë për ne dhe në ne në Krishtin, le të vrasim mëkatin tonë personal me anë të Frymës sepse më shumë e vrasim mëkatin tonë personal më shumë do të shijojmë jetën e re shpirtërore që jep Fryma e Shenjtë, pikërisht jetë dhe paqe.

 

Në mënyrë që të vrasim mëkatin me anë të Frymës duhet të kuptojmë katër elemente kryesore të kësaj beteje:

I.Motivi ynë: Ne jemi borxhlinj (8:12)

II.Fuqia jonë: Fryma e Shenjtë (8:13a)

III.Synimi ynë: Vrasja e mëkatit personal (8:13b)

IV.Shpërblimi ynë: Jeta shpirtërore (8:13c).

 

I.Motivi ynë: Ne jemi borxhlinj (8:12)

“Prandaj, vëllezër, ne jemi debitorë jo të mishit, që të rrojmë sipas mishit.”

 

“Prandaj”  na tregon: Jeta e krishterë nuk është thjeshtë njohuri.

“Prandaj”  na tregon: Jeta e krishterë nuk është thjesht besim i të vërtetave në mendje.

“Prandaj”  na tregon: Vargjet 12-13 janë zbatimi praktik i Rom. 8: 1-11.  

“Prandaj” është paralajmërim i fortë dhe na thotë që:

 

1.Jeta e krishterë nuk është thjeshtë të vërteta.

2.Jeta e krishterë nuk është thjesht besim i të vërtetave në mendje.

3.Sepse ne gjithmonë veprojmë sipas asaj që ne besojmë me të vërtetë.

4.Jeta e krishterë nuk është ne besojmë të vërtetat në mendje si të vërteta dhe nga ana tjetër ne vazhdojmë të jetojmë nga ana praktike sipas asaj që ne besojmë me të vërtetë.

5.Jeta e krishterë është zbatimi i të vërtetave që ne besojmë praktikisht çdo ditë të jetës tonë në çdo fushë të jetës tonë.

 

 A. Ne jemi borxhlinj ndaj Frymës që të jetojmë jetët tona sipas

Frymës “Prandaj, vëllezër, ne jemi debitorë jo të mishit, që të jetojmë sipas mishit” (Romakëve 8:12).

1.Pozitivisht: “ne jemi debitorë ...”

2.Për të ecur në lirinë dhe dashurinë që Fryma e Shenjtë ka sjellë në jetën tonë.

 

B.Ne nuk jemi debitorë ndaj mishit për të jetuar sipas mishit. “Prandaj, vëllezër, ne jemi debitorë jo të mishit, që të jetojmë sipas mishit” (Rom. 8:12).

1.Nënkuptim: Mishi është akoma i pranishëm në ne, por ne nuk kemi detyrim ndaj tij.

2.Zgjimi i mishit (dëshirat e mishit), nuk do të thotë detyrim ndaj tij, as nuk do të thotë që na ka mundur mishi.

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva

Please reload

Kërkoni sipas tag-ut

Please reload

  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.