19 Qershor 2016 Misioni i Perëndisë

June 19, 2016

 

 

Mesazhi i Zotit për nga Fjala e Tij është: 
Misioni i Perëndisë nuk jemi ne, por Perëndia vetë dhe lavdia e Tij. 
Jezusi çdo gjë që tha dhe bëri e tha dhe e bëri për lavdinë e Perëndisë: 
Pse Perëndia e krijoi botën, gjithçka tjetër dhe njeriun?
Pse krijoi Perëndia botën dhe njeriun? 

1 - Shfaqja e Lavdisë së Perëndisë është shfaqja e hirit të Tij. 
Rom. 9:22-23: “Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje? Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi.” 
2 - Perëndia e planifikoi lavdërimin e hirit të Tij para krijimit të botës. 
Efes. 1:4, 6: “sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota... për lëvdim të lavdisë së hirit të tij...”

3 - Plani i Perëndisë ishte që lëvdimi të lavdisë së hirit të Tij do të vinte përmes Birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. 
Efes. 1:4, 6: “duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, ..., për lëvdim të lavdisë së hirit të tij” 

4 - Nga përjetësia ishte plani i Perëndisë që lavdia e hirit të Perëndisë do të arrijë pikën më të lartë në punën shpëtuese të Jezu Krishtit në kryq. 
Zbulesa 13:8 “Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.” 

5 - Prandaj, qëllimi përfundimtar i krijimit, drejtimit dhe mbajtjes në ekzistencë të kësaj botë, të kësaj historie është lavdia lavdisë së Hirit të Perëndisë në kryqëzimin e Birit të Tij për mëkatarët. 
Zbulesa 5:9 “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb.”  

Pyetje për ne: 
A është lavdia e Perëndisë gjëja më e shtrenjtë në horizontin e të ardhmes së jetës tonë që te Rom. 5:2 Apostulli Pal e shpreh: “Ne mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë”
A është lavdia e hirit lajmi më i mirë për shpirtin tonë fajtor? 
A është lavdia e Krishtit arsyeja që ju e kërkoni hirin e Perëndisë në jetën tuaj të përditshme? 
A është lavdia e Krishtit bukuria më e trishtueshme dhe më e lumtur për shpirtin tuaj të shpenguar me gjakun e Krishtit? 
 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva