Lista e Predikimeve

Arkiva

Kërkoni sipas tag-ut

No tags yet.

07 Gusht 2016 Mosbindja ndaj Misionit të Perëndisë Jona 1:10-2:1


“4 Parime që na ndihmojnë për të përmbushur misionin që Perëndia na ka dhënë”:

1.Perëndia i jep secilit prej fëmijëve të Tij, një mission

2.Ndonjëherë kjo përfshin bërjen e gjërave që nuk janë të lehta (gjykuar nga ana njerëzore)

3.Perëndia i do të gjithë njerëzit, nga të gjithë kombet dhe shqetësohet për mëkatin e tyre

4.Secili duhet të vendosë nëse, me gëzim dhe në bindje, do të përmbushë misionin që Perëndia na ka dhënë.

“4 Mënyra se si rebelimi çon në pandjeshmëri dhe shkatërrim.

1. Rebelimi çon në pandjeshmëri ndaj rrethanave në jetën tonë

2. Rebelimi çon në pandjeshmëri ndaj njerëzve rreth nesh

3. Rebelimi çon në mëdyshje ndaj Zotit

4. Rebelimi çon në pandjeshmëri ndaj situatës tonë shpirtërore

Çfarë mund të mësojmë nga mosbindja e tij?

I.Çfarë mund të mësojmë rreth qëndrimit ndaj mosbindjes?

A. Ata që i druhen Perëndisë, nuk e lënë mosbindjen të kalojë pa u vënë re. (vargu 10)

B. Ata që i druhen Perëndisë, kërkojnë që të bëhet drejtësi me mosbindjen. (vargu 11)

C. Ata që pranojnë mosbindjen e tyre dhe pasojat e saj, nuk do të thotë me patjetër që edhe janë penduar. (vargu 12)

D. Ata që i druhen Perëndisë, mund të gabojnë në qoftë se gjatë trajtimit të mosbindjes së dikujt, drejtohen thjesht nga emocionet e tyre. (vargu 13)

II. Çfarë mund të mësojmë rreth trajtimit të mosbindjes nga ana e Perëndisë?

A. Perëndia është Sovran mbi gjithçka edhe mbi mosbindjen e Jonas. (vargu 14)

B. Perëndia do të të pranojë nëse bën atë që është e mirë dhe e drejtë në sytë e Tij. (vargu 15)

C. Perëndia mund të përdorë rrethana të çuditshme, si mosbindjen e Jonas, për të shpëtuar të tjerë, por nuk është kjo çfarë Zoti po kërkonte prej tij (vargu 16)

D. Perëndia ndreq atë që do (vargu 2:1)

Simptoma të mëkatit të Jonës, që duhet t’u kushtojë vëmendje çdo shenjtor:

1. Mungesa e lutjes

2. Mungesa e gëzimit dhe e lavdërimit

3. Mungesa e falenderimit për jetën që i ishte dhënë

4. Mungesa e rrëfimit të mëkatit

5. Moskokëçarja ndaj mëkatit të të tjerëve rreth tij

6. Mungesa e dhembshurisë për të tjerët rreth tij

A janë këto simptoma pjesë e jetës suaj?

Çfarë po mundohet të të mësojë Zoti ty?


  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.