28 Gusht 2016 Mosbindja ndaj Misionit të Perëndisë Jona 3:4-10

August 28, 2016

Mesazhi i Perëndisë për nineveasit me anë të profetit Jona, reagimi i tyre ndaj këtij mesazhi dhe si veproi Perëndia me nineveasit.

Libri i profetit Jona 3:4-10

  1. Cili ishte mesazhi i Perëndisë për nineveasit? v. 4

“Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: ‘Edhe dyzet ditë dhe Nineve do të shkatërrohet’”.

  1. Cili ishte reagimi i nineveasve ndaj mesazhit të Perëndisë? v. 5-9

Nineveasit u penduan -  besuan në Perëndinë, e përulën veten e tyre para Tij, u kthyen nga rrugët e tyre të këqija dhe shpresuan tek Perëndia që do të tregonte mëshirë ndaj tyre dhe nuk do t’i shkatërronte.

  1. Të pendohesh do të thotë, së pari, të besosh në Perëndinë (në Fjalën e Tij). Është me anë të Fjalës së Tij, që Perëndia po të thërret për të bërë një gjë të tillë.

Në çfarë besuan nineveasit:

  • Në Perëndinë e Vërtetë dhe Të Plotfuqishmin - Elohim  v. 5a

  • Në Perëndinë që do të sillte shkatërrimin e Ninevesë (për shkak të ligësisë së tyre) v. 4

 

  1. Të pendohesh do të thotë ta tregosh atë me fryte të denja pendimi. v. 5b-8

Do të thotë të përulesh përpara këtij Perëndie - Të Plotfuqishmit. Nineveasit u përulën përpara Perëndisë, nga më i madhi deri tek më i vogli. Dhe ja si u përulën ata:

  • Shpallën një agjërim  v. 5b

  • U veshën me thes (vajtuan për veten e tyre, siç vajtohet për të vdekurit) v. 5b       

Ja si u përul mbreti i Ninevesë (dhe të mëdhenjtë e tij), kur i vajti lajmi:

  • Hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi   v. 6

  • Shpalli një agjërim me anë të një urdhëri për të gjithë banorët  v. 7, 8a

  • U kërkoi atyre që t’i thërrasin me forcë Perëndisë  v. 8b

  • Mbreti i Ninevesë u bën thirrje të gjithë banorëve që secili të kthehej nga veprimet e tij mëkatare:

  • Secili të kthehet nga rruga e tij e keqe  v. 8c

  • Secili të kthehet nga dhuna që është në duart e tij v. 8c

 

  1. Të pendohesh do të thotë të shpresosh tek mëshirat e Perëndisë.  v.9

Do të thotë të shpresosh që Perëndia do lërë mënjanë zemërimin e Tij dhe se ti nuk do të shkatërrohesh.

  1. Si veproi Perëndia me nineveasit? v.10

  • Perëndia pa atë që po bënin – u kthyen nga rrugët e tyre të këqija   v.10a

  • Nuk bëri atë që kishte thënë se do të bënte – nuk i shkatërroi       v.10b

(shih Jeremia 18:6-10 dhe Ezekieli 18:21-32)

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva