10 Janar 2016

January 16, 2016

Qendroni ne Krishtin.

“Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.
Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.
Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.
Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, kështu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.
Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.
Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni [provoni që jeni] dishepujt e mi.

Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.
Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.
Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.
Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.

Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.
Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç’bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.
Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë.
Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.

Tema: Që të jemi të krishterë të frytshëm për lavdinë e Perëndisë dhe të përjetojmë gëzimin e Tij të plotë, le të qëndrojmë në Krishtin dhe dashurinë e Tij përmes Fjalës dhe lutjes.  

Që shohim katër karakteristika kryesore të jetës së krishterë të frytshme për lavdinë e Perëndisë: 
Le mbajmë një marrëdhënie të gjallë me Krishtin përmes Fjalës  dhe lutjes (1-7). 
Le të mbajmë fokusin e duhur  në jetën e përditshme (Gjoni 15:8,16)
Le të qëndrojmë në dashurinë e Krishtit dhe të ecim në bindje ndaj urdhërimeve të Tij (9-10, 12-15, 17). 
Në këtë mënyrë ne do të përtojmë gëzimin e plotë (v.11). 

 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva