09 Tetor 2016 Romakëve 8:14-17 Pjesa 2

October 9, 2016

 

Te Gjoni 8:36 Zoti ynë Jezus thotë: “Nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.” Jezusi na çliron nga skllavëria e vetes, nga skllavëria e mëkatit. 

 

Te Psalmi 119:45 Psalmisti thotë: “Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.” Fjala e Perëndisë është trajektorja jonë e lirisë që ne lëvizim të lirë përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë. 

 

Te Jakobi 1:25 Fjala e Zotit thotë: “Ndërsa ai që do të shikojë me vëmendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.”

Gëzimi i vërtetë është bindja ndaj Fjalës së Perëndisë në fuqinë e Frymës së Shenjtë. 

 

Te Gjoni 13:17 Zoti Jezus thotë: “Po t’i dini këto gjëra, të lumtur jeni ju nëse do t’i bëni.” Bekimi i vërtetë nuk është thjesht t’i dimë gjërat, por t’i bëjmë gjërat që thotë Jezusi. 

 

Te 2 Kor. 3:17 Fjala e Zotit thotë: “Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.” Liria e vërtetë vjen nga bindja në fuqinë e Frymës së Shenjtë. 

 

 

Mesazhi: Të gjithë ata që i përkasin i Krishtit kanë marrë një jetë të re me anë të Tij nga Perëndia dhe Perëndia i ka birësuar ata si bijtë e Tij dhe prandaj ne duhet të mbajmë mend që ne jemi bijtë e Perëndisë në botë dhe të jetojmë si të tillë për lavdinë e Jezu Krishtit, Birit të Tij me anë të Frymës së Shenjtë. 

Si e dimë që jemi fëmijë të Perëndisë dhe si të jetojmë si bijtë e Tij? 
Katër dëshmi që na jep Fryma e Shenjtë duke na dëshmuar që jemi bijtë e Perëndisë dhe që të jetojmë plotësisht si bijtë e Perëndisë:

1 - Bijtë e Perëndisë Fryma e Shenjtë e Perëndisë i drejton në shenjtëri. (8:14)
a) Çfarë do thotë që Fryma i udhëheq bijtë e Perëndisë?
b) Në çfarë i udhëheq Bijtë e Perëndisë? 
c) Si na udhëheq Fryma e Shenjtë?


2 - Bijtë e Perëndisë, Fryma e Shenjtë i drejton të kenë një marrëdhënie me Perëndinë si “Babin e tyre frymëror” të vërtetë. (8:15)
a) Siguri
 “Sepse ju nuk keni marrë një Frymë robërie...”
b) Autoritet
 “Sepse ju nuk keni marrë një Frymë robërie...”
c) Afërsi 
 “po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne              
          thërrasim: “Aba, o Atë”
Martin Llojd Jones shkruan: “Aba ishte një fjalë që belbëzon një fëmijë i vogël. Le të vëmë re fjalën ‘thërrasim’ ... ne thërrasim “Abba, o Atë.” Është një fjalë e fortë dhe në mënyrë të qartë Apostulli Pal e ka përdorur në mënyrë të qëllimshme. Do të thotë një ‘thirrje e lartë’ ... ajo shpreh emocione të thella. Çfarë nënkupton? Sigurisht ... njohje të vërtetë e Perëndisë. Perëndia nuk është më një Perëndi i largët. Ai nuk është thjesht një Perëndi në të cilin ne besojmë nga ana intelektuale, teologjike, teorike, vetëm si doktrinë. Kjo e gjitha është e mundur për atë që nuk është fare fëmijë i Perëndisë. Adhurimi dhe lutjet tona janë spontane; është spontaniteti i një fëmije që sheh babin e tij ... por jo vetëm spontanitet, por siguri.” 

3 - Bijve të Perëndisë, Fryma e Shenjtë e Perëndisë iu dëshmon që ata janë bij të Perëndisë (8:16)
 “Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të  Perëndisë.” (Rom. 8:16)

4 - Bijve të Perëndisë, Fryma e Shenjtë iu jep sigurinë që janë trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, por jo lehtësi dhe rehati. 
a) Trashëgimi 
“Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë...”
b) Disiplina 
c) Ngjashmëria familjare 
      “nëse vuajmë më Të, që të edhe të përlëvdohemi bashkë me Të”

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva