16 Tetor 2016 Njohja e vullnetit të Perëndisë (Pasazhe të zgjedhura)

October 16, 2016

 

Jeremia 42:1-22

 

Mesazhi

Vetëm Perëndia, Ati ynë qiellor e di se çfarë është më e mira për ne, prandaj me besim te Ai duhet të kërkojmë vazhdimisht dhe gjithmonë vullnetin e Tij në Fjalën e Tij dhe ti bindemi Atij me anë të Frymës së Tij të Shenjtë në Krishtin për lavdinë e Tij.

 

A. Mendoni për situata që do të dini vullnetin e Zotit.

 

B. Zoti premton se do të drejtojë bijtë e Tij në Krishtin.

 

Fjalët e Urta 3:5,6: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua.”

Psalmi 32:8: “Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.”

Psalmi 23:1-3: “Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.”

Isiaia 58:11: “Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t’u japë forcë kockave të tua; ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë”

 

C. Zoti na drejton ndërsa jemi në marrëdhënie të drejtë me Të: Kemi një marrëdhënie personale me Zotin përmes Krishtit dhe ecim në bindje ndaj Fjalës së Tij me anë të Frymës së Tij të Shenjtë.

 

Psalm 32:1-7: Jam duke rrëfyer dhe penduar nga mëkatin dhe ec me besim.

Psalmi 25:7: “Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.”

2 Kor. 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.”

Psalm 32:1-7: Jam duke rrëfyer dhe penduar nga mëkatin dhe ec me besim.

Psalmi 25:7: “Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.”

2 Kor. 5:17: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.”

Mateu 6:33: “Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.”

1 Kor. 6:20: “Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.”

Kol. 3:17: “Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!”

Rom. 8:9: “Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij.”

Rom. 8:14: “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.”

 

D. Fjala e Perëndisë na drejton në fusha praktike specifike

 

Psalmi 37:23: “Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.”

Fjalët e Urta 16:3: “Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.”

Isaia 48:17: “Kështu thotë Zoti, Çliruesi yt, i Shenjti i Izraelit: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.”

Veprat 16:6-10: Perëndia drejtoi Apostullin Pal ku të shkonte të ungjillëzonte.

1 Thess. 4:3: “Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj”

1 Pjetrit 2:15: “sepse ky është vullneti i Perëndisë, që ju, duke bërë mirë, t’ia mbyllni gojën paditurisë së njerëzve të pamend.”

Efes. 5:22, 25: “Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit.” (v.22); “Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të.”

Efes. 6:4: “Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.”

Efes. 5:3, 4: “Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.”

Titit 2:9, 10: “Shërbëtorët t’u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t’i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë, të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.”

2 Korint. 9:6,7: “Dhe ju them këtë: Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur. Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar.”

2 Kor. 6:14 “Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?”

Heb. 13:4: “Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.”

Jakobi 4:13-16: “Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë,” ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.” Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.”

 

E. Bibla jep ndihmë specifike në përcaktimin e vullnetit të Tij në shumë situata. Megjithatë, ka situata ku Perëndia nuk na jep direktiva specifike. Megjithatë Bibla na tregon si duhet të veprojmë në këto raste specifike.

 

1. Ne duhet të lutemi që të mësojmë vullnetin e Zotit, çfarë Ai kërkon prej nesh.

Psalmi 24:4, 5: “Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t’u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme. Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.”

Psalmi 27:11: “O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.”

Psalmi 5:8: “O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde.”

Zanafilla 24:12-14: Shërbëtorët e Abrahamit luten që Zoti t’i drejtonte te gjenin një nuse per Isakun birin e Abrahamit.

Kol. 4:3: “Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur, në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.”

1 Thes. 3:10: “Duke u lutur shumë, natë e ditë, që të shohim fytyrën tuaj dhe të plotësojmë gjërat që ende i mungojnë besimit tuaj?”

 

Efes. 6:18, 20: “duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët, dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit.”

Mark 11:24: “Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni.”

Jakobi 1:5: “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.”

 

2. Merr këshillë nga ata që do të japin këshillë të mirë sipas sipas Fjalës së Zotit? 

 

Fjalët e Urta 12:15: “Rruga e budallait është e drejtë para              syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.”

Fjalët e Urta 15:22: “Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.”

Fjalët e Urta 20:18: “Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.”

Fjalët e Urta 24:6: “Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.”

 

Si e Ilustron Veprat e Apostujve 21:17-26 këtë parim?

 

3. Perëndia drejton përmes rregullimit të gjërave sipas planit të Tij, megjithatë rrethanat nuk janë të pagabueshme në përcaktimin e vullnetit tonë.      

 

Fjalët e Urta 12:15: “Rruga e budallait është e drejtë para              syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.”

 

1 Kor. 16:8,9:  “Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajat, sepse m’u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.” Pali shikon përparimin e ungjillit dhe mbretërisë së Perëndisë.

 

Zanafilla 50:20: “Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.” Perëndia përdor gjithëçka edhe të keqen për të mirën tonë dhe lavdinë e Tij.

 

Gal. 6:10: “Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.”

Vendimet që ne marrin gjithmonë duhet të reflektojnë të mirën e të gjithëve, por në radhë të parë të mirën e familjes së besimit. Ky vendim që unë po marr, çfarë unë po vendos të bëj a është për të mirën e të gjithë, sidomos të familjes time të besimit, por jo vendime egoiste për veten tonë. Ne gjithmonë duhet të udhëhiqemi nga 1 Kor. 10:31 që të gjithë duhet ta mbajmë përmendesh.

 

Zbulesa 3:8,9: “Unë njoh veprat e tua; ja, të vura përpara një dere të hapur që asnjëri nuk mund ta mbyllë; sepse ke pak forcë, dhe e ruajte fjalën time edhe nuk mohove emrin tim. Ja, unë do të dorëzoj disa nga sinagoga e Satanit, që e quajnë veten Judenj, dhe nuk janë, por gënjejnë; ja, unë do t’i bëj të vijnë dhe të bien përmbys përpara këmbëve të tua, dhe do të njohin se unë të kam dashur.” Zoti vepron në jetën tonë.

 

Gjoni 7:1: “Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.” Jezusi qarte shkoi në Galile sepse Judenjtë donin ta vrisnin.

 

Filipianëve 1:12-14: “Tani, vëllezër dua ta dini, se gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përhapjen e ungjillit, aq sa gjithë pretoriumi dhe të tjerët mbarë e dinë se unë jam në vargonj për Krishtin; dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mia, kanë marrë me shumë guxim në shpalljen e fjalës së Perëndisë pa frikë.”

 

Pali i shikon çfarë po ndodh në jetën e tij të lidhura me ungjillin dhe inkurajimin e kishës. Nëse duam t’i interpretojmë situatat si duhet dhe të marrim vendimet e duhura, duhet të marrim në konsideratë nëse vendimi ynë i shërben rritjes time shpirtërore, nëse i shërben ungjillit, nëse i shërben kishës, nëse i shërben mbretërisë së Perëndisë dhe jo thjesht nëse më shërben mua dhe qëllimeve dhe planeve të mia. Motoja e Palit ishte: Për mua të jetuarit është Krishti. Gjithçka që bëjë nga Krishti, me anë të Krishtit dhe për Krishtin. Kjo duhet të jetë motoja jonë

.

Pslami 119:67: “Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.”

 

Predikuesi 7:13-14: “Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrembër? Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkeqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njërën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.”

 

Perëndia po orkestron të gjitha rrethanat tona që ne të rritemi frymërisht të bëhemi si Biri i Tij i dashur dhe të mësojmë të mbështetemi te Ai dhe lavdërojmë emrin e Tij.

 

Pslami 50:15: “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më përlëvdosh.”

 

4.Kini besim te Perëndia dhe ecni në bindje ndaj Fjalës së Tij dhe Ai do të na drejtojë te vullneti i tij.          

 

Fjalët e Urta 16:3: “Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.”

 

Fjalët e Urta 16:9: “Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.”

 

1 Kor. 2:12, 14: “Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia. Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.”

 

Rom. 12:2: “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”

 

Efes. 5:17: “Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.”

 

2 Tim. 1:7: “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”

 

1 Pjetrit 1:13: “Prandaj, ngjishni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.”

 

Psalmi 119:59: “Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërime të tua.”

 

Cilët janë faktet mbi situatën? Sigurohu që ke të gjitha informacionin e nevojshëm (Fjalët e Urta 18:13; 16:3; 18:17; 20:20; 2 Tim. 1:7).

 

Fjalët e Urta 18:13: “Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.”

 

Fjalët e Urta 16:3: “Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.”

 

Fjalët e Urta 18:17: “I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.”

 

Fjalët e Urta 20:20: “Mos thuaj: "Do t’i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.”

 

2 Tim. 1:7: “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”

 

Para se të vish te një vendim përfundimtar, vlerëso të gjitha anët pozitive dhe anët negative. Mendoni për disa pyetje specifike që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh një vendim.

 

1. A po përpiqem t’i largohem një situate në vend që të t’i besoj Perëndisë të zgjidhë situatën (Ps. 11:1): “Unë gjej strehë te Zoti; si mund t’i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?”

 

2. Vendimi im a do të sjellë mundësi më të mëdha për shërbesë të Krishterë. (1 Thess. 2:17-3:2).  “ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë. Më në fund, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet me të shpejtë dhe të lëvdohet, porsi ndër ju, dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim.”

 

3. A jeni lutur për çështjen dhe kam pasur vërtet dëshirë të njoh dhe bëj vullnetin e Zotit, pavarësisht se sa sakrificë personale kërkon kjo çështje?

 

4. A e kam konsideruar seriozisht përfundimin e vendimit tim?

 

5. Vendimi im a do të turpërojë Perëndinë apo do të përlëvdojë Atë?

 

6. Vendimi im a do të jetë për të mirën e popullit të Perëndisë

 

7. A i njoh të gjitha faktet?

 

8. A i kam konsideruar me të vërtetë të gjitha alternativat? Avantazhet dhe dis-avantazhet?

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva