23 Tetor 2016 Romakëve 8:17b - 30 Pjesa 1 (Shpresa e fëmijëve të Perëndisë vargjet 17b-18)

October 23, 2016

Shpresa e fëmijëve të Perëndisë(Vuajtjet e tanishme dhe lavdia ardhshme)Romakëve 8:17b-30(Pjesa 1)

Veprat e Apostujve 5:17-42 : “Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit. Dhe çdo ditë, në tempull e nëpër shtëpi, nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezusi është Krishti.Veprat e Apostujve 14:22 : “duke fuqizuar shpirtrat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.

Filipianëve 1:29-30 : “Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në Të [Krishtin], por edhe të vuani për Të [Krishtin], duke pasur të njëjtën beteje që e patë në mua, dhe tani po dëgjoni që është në mua.” 2 Tim. 3:12 : “Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen.” Te 1 Pjetrit 1:5 : “Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme.” 

“Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më Të dhe lëvdohemi me Të. Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.” (Rom. 8:17-18)

Vargjet 17b-30 paraqesin premtimin e madh të Perëndisë (17b-18), tre rënkime (19-27) dhe përfundimin (v.28-30): 

I. Premtimi i madh i Perëndisë: Vuajtjet e tanishme nuk mund të krahasohen me lavdinë që do të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë në Krishtin bashkë me Krishtin. (17b-18). 

II. Rënkimet e krijimit: Një botë e nënshtruar kotësisë pret me padurim të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë ta qeverisin si duhet (19-22)

III. Rënkimet e bijve të Perëndisë: Të krishterët mezi presin për trupat e rinj të qeverisin botën si duhet (23-25)

IV. Rënkimet e Perëndisë: Perëndia vetë mezi pret për të krishterët të qeverisin botën si duhet (26-27)

V. Përmbushja e premtimit nga Perëndia: Perëndia garanton që të krishterët do të qeverisin në botën si duhet (28-30).

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva