06 Nëntor 2016 Romakëve 8:17b-30 Pjesa 2 (Shpresa e fëmijëve të Perëndisë)

November 6, 2016

Veprat e Apostujve 5:17-42 : “…duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit. 

“Veprat e Apostujve 14:22 : “…dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.” 

Filipianëve 1:29 “Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në Të [Krishtin], por edhe të vuani për Të [Krishtin],” 

2 Tim. 3:12 : “Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen.” 

1 Pjetrit 1:5 : “Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme.” 

Mateu 5:10-12: “Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush.”

Vargjet 17b-30 paraqesin premtimin e madh të Perëndisë (17b-18), tre rënkime (19-27) dhe përfundimin (v.28-30): 

I. Premtimi i madh i Perëndisë: Vuajtjet e tanishme nuk mund të krahasohen me lavdinë që do të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë në Krishtin bashkë me Krishtin. (17b-18). 

II. Rënkimet e krijimit: Një botë e nënshtruar kotësisë pret me padurim të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë ta qeverisin si duhet (19-22)

III. Rënkimet e bijve të Perëndisë: Të krishterët mezi presin për trupat e rinj të qeverisin botën si duhet (23-25)


IV. Rënkimet e Perëndisë: Perëndia vetë mezi pret për të krishterët të qeverisin botën si duhet (26-27)

V. Përmbushja e premtimit nga Perëndia: Perëndia garanton që të krishterët do të qeverisin në botë si duhet (28-30).

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva