13 Nëntor 2016 Romakëve 8:17b-30 Pjesa 3 (Shpresa e fëmijëve të Perëndisë vargjet 23-25)

November 13, 2016

“Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe vëreni ata që ecin kështu, sipas shembullin që keni në ne. Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm për gjërat tokësorë. Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.” Filip. 3:17-21

“Kushdo që do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë, sepse ai që do të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë. Ç ‘dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet? Sepse kujtdo që do t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t’i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë.” (Marku 8:34-38). 

Vargjet 17b-30 paraqesin premtimin e madh të Perëndisë (17b-18), tre rënkime (19-27) dhe përfundimin (v.28-30): 

I. Premtimi i madh i Perëndisë: Vuajtjet e tanishme nuk mund të krahasohen me lavdinë që do të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë në Krishtin bashkë me Krishtin. (17b-18). 

II. Rënkimet e krijimit: Një botë e nënshtruar kotësisë pret me padurim të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë ta qeverisin si duhet (19-22)

III. Rënkimet e bijve të Perëndisë: Të krishterët mezi presin për trupat e rinj të qeverisin botën si duhet (23-25)
Për këtë do shikojmë tre elemente të rënkimeve të shpresës së bijve të Perëndisë: 
A. Origjina e rënkimeve të shpresës: Fryma e Perëndisë që banon në ne (v.23a)
B. Objekti i rënkimeve të shpresës: birërimin, shpengimin e trupave tonë (v.23b)
C. Rrjedhimi i rënkimeve të shpresës: presim me padurim me durim (24-25). 

IV. Rënkimet e Perëndisë: Perëndia vetë mezi pret për të krishterët të qeverisin botën si duhet (26-27)

V. Përmbushja e premtimit nga Perëndia: Perëndia garanton që të krishterët do të qeverisin në botë si duhet (28-30).

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva