20 Nëntor 2016 Romakëve 8:17b-30 Pjesa 4 (Shpresa e fëmijëve të Perëndisë vargjet 26-27)
Mesazhi: Ashtu siç gjejmë ndihmë në vuajtjet tona nga shpresa e lavdisë, po ashtu Fryma e Shenjtë na ndihmon në dobësinë tonë, si rrjedhim le të mbështetemi te Fryma e Shenjtë të ndihmojë në lutje që të jetojmë në çdo situatë sipas vullnetit të Zotit për lavdinë e Tij. Le të shikojmë tre aspekte të ndihmës së Frymës së Shenjtë në dobësinë tonë. A. Fryma e Shenjtë na ndihmon sepse nuk dimë për çfarë të lutemi sikurse duhet. B. Vetë Fryma ndërhyn për ne me rënkime të patregueshme.C. Fryma e Shenjtë i shpreh dëshirat tona Atit në mënyrë të përsosur dhe kuptohet në mënyrë të përkryer.
Vargjet 17b-30 paraqesin premtimin e madh të Perëndisë (17b-18), tre rënkime (19-27) dhe përfundimin (v.28-30):
I. Premtimi i madh i Perëndisë: Vuajtjet e tanishme nuk mund të krahasohen me lavdinë që do të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë në Krishtin bashkë me Krishtin. (17b-18).
II. Rënkimet e krijimit: Një botë e nënshtruar kotësisë pret me padurim të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë ta qeverisin si duhet (19-22)
III. Rënkimet e bijve të Perëndisë: Të krishterët mezi presin për trupat e rinj të qeverisin botën si duhet (23-25)
Për këtë do shikojmë tre elemente të rënkimeve të shpresës së bijve të Perëndisë:
IV. Rënkimet e Perëndisë: Perëndia vetë mezi pret për të krishterët të qeverisin botën si duhet (26-27)
A. Fryma e Shenjtë na ndihmon sepse nuk dimë për çfarë të lutemi sikurse duhet.
B. Vetë Fryma ndërhyn për ne me rënkime të patregueshme.
C. Fryma e Shenjtë i shpreh dëshirat tona Atit në mënyrë të përsosur dhe kuptohet në mënyrë të përkryer.
V. Përmbushja e premtimit nga Perëndia: Perëndia garanton që të krishterët do të qeverisin në botë si duhet (28-30).
Lista e Predikimeve
Arkiva