04 Dhjetor 2016 Romakëve 8:17b-30 Pjesa 5.2 (Shpresa e fëmijëve të Perëndisë vargjet 39-30 )

December 3, 2016

Mesazhi i vargjeve 29-30: Perëndia, Ati ynë qiellor që na ka njohur që më parë, paracaktuar, thirrur, shfajësuar dhe përlëvduar po bashkëvepron çdo gjë për të na bërë në shëmbëlltyrën e Birit të Tij, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë për lavdinë e Tij, prandaj le t’i nënshtrohemi Atij në bindje absolute duke i bindur Fjalës së Tij në çdo aspekt të jetës tonë çdo ditë. 

 

Vargjet 17b-30 paraqesin premtimin e madh të Perëndisë (17b-18), tre rënkime (19-27) dhe përfundimin (v.28-30):  

 

I. Premtimi i madh i Perëndisë: Vuajtjet e tanishme nuk mund të       krahasohen me lavdinë që do të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë      në Krishtin bashkë me Krishtin. (17b-18). 

 

II. Rënkimet e krijimit: Një botë e nënshtruar kotësisë pret me padurim      të shfaqen bijtë e birësuar të Perëndisë ta qeverisin si duhet (19-22)

 

III. Rënkimet e bijve të Perëndisë: Të krishterët mezi presin për trupat e rinj të qeverisin botën si duhet (23-25)

 

IV. Rënkimet e Perëndisë: Perëndia vetë mezi pret për të krishterët të qeverisin botën si duhet (26-27)

 

V. Përmbushja e premtimit nga Perëndia: Perëndia garanton që të      krishterët do të qeverisin në botë si duhet (28-30).  

Në vargjet 29-30 shikojmë qëllimin e dyfishtë të përjetshëm të Perëndisë procesin përmbushjes së këtij qëllimi në pese etapa ose aspekte. Ose qëllimi i përjetshëm i shpëtimit dhe 5 etapat e tij. 

I. Qëllimi i përjetshëm i planit shpëtues të Perëndisë (8:29cd)    
A. T’i bëjë besimtarë të ngjashëm me Birin e Tij (8:29c)
B. Të përlëvdojë Birin e Tij (8:29d)

 

II. Procesi i përmbushjes së qëllimit të Perëndisë (8:29ab, 30)     
A. Paranjohur (8:29a)
B. Paracaktuar (8:29b)
C. Thirrur (8:30a)
D. Shfajësuar (8:30b)
E. Përlëvduar (8:30c)

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva