18 Dhjetor 2016 Filipianëve 2:3-11

December 17, 2016

 

Tema: Do të shohim 3 të vërteta të mahnitshme në “punën paraprake” të lindjes së Krishtit

 

E Vërteta e Parë: Ai nuk mbahej fort pas pozicionit të Tij hyjnor. (v. 6)
“i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,”   


Poezi/Himn: “Trajtë Perëndie”
1- Frymë – “Perëndia është Frymë” Gjoni 4:24

 

2- I Pafund – “Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!” 

1 Mbretërve 8:27

 

3- I Përjetëshëm – “nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.”           Psalm 90:2

 

4- I Pandryshueshëm – “Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” Jakobi 1:17


5- I Gjithpushtetshëm – “Ah, Zot, Zot! Ja, ti e krijove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.”              Jeremia 32:17

 

6- Sovran – “Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Çfarë po bën?" Danieli 4:35

 

E Vërteta e Dytë: Ai e dorëzoi me dëshirë gjithë pushtetin, nderin dhe lavdinë që gëzonte. (v. 7)
“por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;”

 

E Vërteta e Tretë: Ai e përuli veten deri në pikën më të ulet. (v. 8)
“dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.”

 

Praktika: Çfarë do të thotë kjo për ne – 3 praktika.

 

Praktika e Parë: Të përkulemi para Krishtit dhe ta rrëfejmë Atë si Zot. (v. 9-11)
“Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,” që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.”

 

Praktika e Dytë: Të kemi të  njetin qëndrim që Krishti kishte. (v. 5)
“Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,” 
=“Këtë mëndoni”  

 

Praktika e Tretë: T’i shërbejmë njeri-tjetrit. (v. 3-4)
Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.”   

“I denjë është Qengji që u ther, të marrë fuqinë, dhe pasurinë, dhe diturinë, dhe forcën, dhe nderin, dhe lavdinë, dhe bekimin!”      Zbulesa 5:12

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva