15 Janar 2017 Romakeve 8;31-39

January 15, 2017

 

Askush dhe asgjë nuk e thyen dot dashurinë e Perëndisë për ata që janë në Krishtin Jezus!

Hyrje
A ju do Perëndia? Si e dini që ju do Perëndia? Sa e madhe është dashuria e Perëndisë për ju? Pse ju do ju Perëndia? A mund të bëni ju diçka që Perëndia të mos ju dojë më? A mund të ndodhë diçka në jetën tuaj  që do t’ju bënte juve të mendoni që Perëndia nuk ju do më? Si mendoni a ju do Perëndia tani? A ju do Perëndia sepse ju besoni dhe ndjeheni se jeni më i mirë se të tjerët? A ju do ju Perëndia sepse i bindeni Perëndisë? Kur nuk i bindeni Perëndisë a besoni se Perëndia vazhdon t’ju dojë ju? Pse besoni ju që ju do Perëndia? A keni bëri ju diçka që t’ju dojë Perëndia? A ju do Perëndia sepse ju besoni te Ai dhe te Jezusi? A është e mundur ta humbisni shpëtimin nëse jeni shpëtuar me të vërtetë? A është shpëtimi i përjetshëm? A mund të zgjidhi ju të largoheni nga Krishti dhe shpëtimi? 

 

Mesazhi: Le të ecim çdo ditë pa frikë, pa shqetësim, pa ndjenjë faji dhe me siguri sepse Perëndia e ka demonstruar dashurinë e Tij për ne në kryq dhe Ai na do me një dashuri të përjetshme të pandashme të pandryshueshme nga askush dhe asgjë në Krishtin. 

 

Qëndrimi ynë i përditshëm pa frikë, pa shqetësim, pa ndjenjë faji, me siguri dhe si fitimtarë duhet të përcaktohet nga dhënia përgjigje e këtyre pesë pyetjeve përfundimtare që gjejmë te vargjet 31-39:

 

I. Nëse Perëndia që ka pasur si qëllim lavdinë tonë është i plotfuqishëm, pse kemi frikë nga ndonjë kundërshtim? (8:31)

 

II. Nëse Perëndia që ka pasur si qëllim lavdinë tonë është i gatshëm të japë gjënë më shtrenjtë për ne, pse shqetësohemi për nevojat tona? (8:32)

 

III. Nëse Perëndia që ka pasur si qëllim lavdinë tonë na ka shpallur ne të drejtë, pse të ndjehemi fajtorë apo të pa falur (8:33)


IV. Nëse Krishtit që jetoi një jetë të përsosur dhe vdiq një vdekje të përsosur po qëndron para Atit në emrin tonë, pse ndjehemi fajtorë apo të pa falur? (8:34)

 

V. Çfarë mund të na ndajë nga dashuria e Krishtit (8:35-39)? 

Përfundimi:Çfarë do të thotë kjo e gjitha për ne sot? Duke ditur që Perëndia na do në Krishtin me një dashuri të tillë cila duhet të jetë përgjigjja jonë? Si duhet të përgjigjeshit ndaj dashurisë së Krishtit dhe aq shumë që Ai ka bërë për ne?

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva