19 Mars 2017 Romakëve 9:30-33 Pse dikush e hedh poshtë shpëtimin e Perëndisë? Pjesa 2

March 19, 2017

Mesazhi:Krishti është Zoti dhe Shpëtimtari i vetëm dhe do të bëhen të drejtë para Perëndisë vetëm ata që i nënshtrohen Jezu Krishtit si Zot dhe Shpëtimtar dhe të gjithë ata që mendojnë se mund të shpëtojnë (drejtojnë) jetën e tyre nuk do të bëhen të drejtë para Perëndisë.

Pse nuk besuan Izraelitët si komb në Krishtin, Mesinë që Perëndia iu kishte premtuar përmes Shkrimeve? (Romakeve 9:1-29)

1. Kjo nuk ka ndodhur sepse Perëndia nuk është besnik ndaj Fjalës së Tij, pasi Perëndia e ka mbajtur fjalën e Tij në lidhje me të gjithë ata që Ai ka zgjedhur brenda Izraelit (9:6-13). 

2. Kjo nuk ka ndodhur sepse Perëndia është i padrejtë në “qëllimin e zgjedhjes” sepse kur Ai mëshiron disa dhe ngurtëson të tjerët nuk është padrejtësi nga ana e Tij (9:14-18). 

3. Kjo nuk ka ndodhur as për shkak se Perëndia tregohet i anshëm kur Ai e fajëson Izraelin, ose kur na kërkon llogari ne si qenie njerëzore, pasi ne nuk duhet ta kundërshtojmë Atë dhe sido që të jetë Ai ka vepruar sipas karakterit të Tij sipas profecive të Dhiatës së Vjetër (Rom. 9:19-29).

4. Përkundrazi, mosbesimi erdhi sepse Izraeli ishte krenar sepse ata e kërkuan drejtësinë e Perëndisë me anë të veprave dhe jo me anë të besimit. Kështu ata u penguan në gurin e pengesës së kryqit (9:30-33).

Dy të vërteta kryesore: 

I. Ne bëhemi të drejtë jo me anë të veprave tona të drejtësisë, por vetëm përmes drejtësisë që marrim nga Perëndia përmes besimit (9:30-31).

II. Kush i beson Jezu Krishtit si Zot dhe Shpëtimtar dhe si rrjedhim i nënshtrohet Atij me besim bindës nuk do të turpërohet, ndërsa të gjitha ata që mendojnë se janë të drejtë dhe bëhen të drejtë me anë të veprave të tyre, që mund ta shpëtojnë dhe drejtojnë vetë jetën e tyre, për ata Ai do të jetë shkëmb pengese (32-33)

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva