26 Mars 2017 Romakëve 10:1-4 Fetarët kanë nevojë të shpëtohen, po aq sa edhe jo fetarët!

March 26, 2017

Mesazhi:
Njerëzit fetarë kanë nevojë të shpëtohen po aq sa edhe njerëzit jo fetarë sepse zelli fetar dhe veprat e mira nuk mund të kënaqin në asnjë lloj mënyrë kërkesat e Perëndisë për drejtësi, prandaj çdo njeri fetar ose jo fetar mund të bëhet i drejtë para Perëndisë së drejtë vetëm përmes besimit në Krishtin. 

 

Katër të vërteta kryesore: 


I. Ne duhet të shqetësohemi dhe lutemi për shpëtimin e fetarëve dhe jofetarëve sepse vetëm Perëndia mund t’i shpëtojë ata (Rom. 10:1). 

 

II. Zelli dhe sinqeriteti fetar i njerëzve nuk do të thotë aspak që ata janë në rregull me Zotin sepse zelli i tyre nuk është sipas njohurisë (Rom. 10:2)

 

III. Njerëzit fetarë në mënyrë të vullnetshme nuk janë të interesuar të njohin drejtësinë e Perëndisë dhe duan të vendosin drejtësinë e tyre, si rrjedhim nuk i nënshtrohen drejtësisë së Perëndisë (Rom.10:3)

 

IV. Njerëzit fetarë dhe jo fetarë mund të bëhen të drejtë vetëm përmes besimit vetëm në Krishtin sepse vetëm përmes besimit në Krishtin mund të përmbushim kërkesat e drejta të Perëndisë zbuluar në ligjin e Tij (Rom. 10:4).

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva