23 Prill 2017 Romakëve 10:14-21 Besimi vjen me anë të dëgjuarit

April 23, 2017

Mesazhi:Ne kemi privilegjin dhe përgjegjësinë nga Perëndia dhe jemi dërguar prej Tij që të shpallim lajmin e mirë të shpëtimit të gjithë njerëzve pavarësisht se ata mund të mos ta besojnë në kryeneçësinë e zemrave të tyre. 

Dy të vërteta kryesore të ungjillëzimit:

I. Besimi vjen nga dëgjuarit e Ungjillit prandaj Perëndia na ka dërguar në botë të predikojmë ungjillin (Rom. 10:14-15)

A. Që njerëzit të thërrasin Zotin për shpëtim ata duhet të besojnë në zemrat e tyre të vërtetën për Krishtin. “Si do ta thërrasin, pra, Atë, të Cilit nuk i besuan?”

B. Që njerëzit të besojnë në zemrat e tyre të vërtetën për Krishtin ata duhet të dëgjojnë të vërtetën për Krishtin. “Dhe si do të besojnë tek Ai për të Cilin nuk kanë dëgjuar?”

C. Që njerëzit të dëgjojnë dikush duhet t’ju predikojë ungjillin “Dhe si do të dëgjojnë, kur s’ka kush predikon?”

D. Që dikush të predikojë ungjillin, ai duhet të dërgohet të predikojë. “Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: “Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!.””

II. Ata që nuk besojnë, nuk besojnë për shkak të zemrës së tyre kryeneçe (Rom. 10:16-21)

A. Të gjithë ata që nuk besojnë ungjillin nuk i binden Perëndisë (Rom. 10:16-17
“Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoi predikimit tonë?.” Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë [Krishtit].”

B. Njerëzit nuk besojnë ungjillin jo sepse nuk e kanë dëgjuar ungjillin (v.18)
“Por unë them: Mos nuk dëgjuan?” Madje, “Zëri i tyre mori mbarë dheun dhe fjalët e tyre shkuan deri në skajet më të largëta të tokës.”

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva