27 Gusht 2017 Ungjilli dhe puna juaj

August 27, 2017

Cila duhet të jetë përgjigja e një të krishteri, ndaj një eprori të padrejtë?
1 Pjetrit 2:18-23

Çfarë është autoriteti dhe kush e jep atë?

Cila duhet të jetë përgjigja e një të krishteri, ndaj një eprori të padrejtë?
“Ju, shërbëtorë, nënshtrojuni në cdo druajtje zotërinjve tuaj, jo vetëm të mirëve dhe të butëve, por edhe të padrejtëve.
(Vargu 18)


Nga pasazhi, duam t’i përgjigjemi tri pyetjeve:

1. Çfarë është nënshtrimi ndaj një eprori të padrejtë, sipas Fjalës së Perëndisë?
‘Nënshtrimi është vendosja e vetes nën autoritetin e dikujt tjetër, me druajtje ndaj Perëndisë dhe në bindje ndaj Fjalës së Tij’.

2. Çfarë duhet ta motivojë nënshtrimin e një të krishteri?
Motivi parësor për nënshtrimin me druajtje ndaj Perëndisë, është për të kënaqur Perëndinë.
Motivi dytësor për nënshtrimin me druajtje ndaj Perëndisë, është për t’ju dëshmuar të humburve.

3. Cili është shembulli i nënshtrimit për të krishterin?
Shembulli i Krishtit, prezanton përpara nesh, një parim mjaft të rëndësishëm lidhur me përgjigjen ndaj një eprori të padrejtë: 

‘Mos iu përgjigj së keqes me të keqe’!

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva