Mesazhi: Nëse ne kthehemi te Perëndia dhe zgjedhim çdo ditë ti japim vetëm Perëndisë të gjithë lavdinë e sundimin të Tij në krijimin e Tij dhe të shpëtimit tonë atëherë jo vetëm do të gjejmë vendin e duhur në universin e Tij, por ne do të përjetojmë gëzimin dhe kënaqësinë më të madhe të vërtetë të vazhdueshëm me Perëndinë përgjithmonë.
Pyetja e parë e katekizmit të shkurtër të Uestminster thotë: “Cili është qëllimi kryesor i njeriut?
Përgjigje: Qëllimi kryesor i njeriut është të lavdërojë Perëndinë dhe ta shijojë Atë përgjithmonë.”
3 aspekte të shpëtimit vetëm për lavdinë e Perëndisë:
I. Lavdia e Perëndisë është mbizotëruese në Fjalën e Perëndisë
A. Perëndia krijoi gjithçka për lavdinë e Tij duke përfshirë dhe njeriun.
B. Perëndia na deshi para themelimit të botës, na zgjodhi, na shpëtoi, na fali dhe na dha trashëgimi të përjetshme në Krishtin vetëm për lavdinë e Tij .
C. Ne shenjtërohemi vetëm për lavdinë e Perëndisë.
D. Ne duhet ti shërbejmë me jetën dhe me dhuntitë tona vetëm për lavdinë e Perëndisë.
E. Jezusi na ka bër mbretër dhe priftërinj për t’i shërbyer Perëndisë vetëm për lavdinë e Tij.
F. Kisha ekziston për lavdinë e Perëndisë.
G. Çdo gjë që ne bëjmë duhet ta bëjmë për lavdinë e Perëndisë.
II. Çfarë është lavdia e Perëndisë.
III. Pse vetëm Perëndia meriton të gjithë lavdinë dhe nderin.
A. Sundimi i krijimit
B. Perëndia është i lavdishëm në Shpëtimin e Tij
C. Perëndia është përlëvduar duke treguar gjykim dhe zemërim dhe drejtësi ndaj të ligjve.
Lista e Predikimeve
Arkiva