Lista e Predikimeve

Arkiva

Kërkoni sipas tag-ut

No tags yet.

05 Nëntorë 2017 Romakëve 12:1-2 Jepjani plotësisht veten tuaj Perëndisë (Pjesa 1)


Mesazhi: Meqenëse kemi përjetuar mëshirat e mëdha hyjnore sovrane të Perëndisë i vetmi adhurim i duhur i Perëndisë është që ti kushtojmë plotësisht trupin tonë me gjithë zemër Perëndisë si një sakrificë e gjallë, e shenjte dhe e pëlqyeshme Perëndisë dhe le të mos e lëmë fare këtë botë të na modeloje sipas kallëpit të saj, por le të transformohemi vazhdimisht përmes ripërtëritjes së vazhdueshme të mendjes tonë në Fjalën e Perëndisë përmes Frymës së Shenjtë për të mësuar dhe bërë çfarë do Perëndia nga ne.

Romakëve 12:1-2 përmban një thirrje urgjente të dyfishtë me një motiv të dyfishtë si duhet të jetojmë jetën e re si të krishterë në botë:

I. Motivi i jetës së krishterë (Rom. 12:1a) A. Motivi i parë: Të kuptuarit dhe besuarit e ungjillit (Rom. 1-11) B. Motivi i dytë: Përjetimi dhembshurisë së Perëndisë

II. Thirrja e parë urgjente: Jepni veten tuaj krejtësisht Perëndisë (12:1) A. Trupat tuaj si fli i gjallë (12:1b) B. Të shenjtë (12:1c) C. Të pëlqyeshëm për Perëndinë (12:1d) D. Arsyeja: Sepse ky është adhurimi i duhur i Perëndisë (12:1e)

III. Thirrja e dytë urgjente: Mos u konfirmoni, por transformohuni (12:2) A. Mos e lini fare këtë botë t’ju modelojë sipas kallëpit të saj (12:2a) B. Transformohuni vazhdimisht përmes ripërtëritjes së vazhdueshme të mendjes (12:2b) C. Rezultati: Provojmë praktikisht çfarë do Perëndia (12:2c)


  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.