24 Dhjetor 2017 Krishtlindja shpresa e vërtetë e mëkatarëve Isaia 59:1-21

December 24, 2017

Mesazhi: Shpresa e vërtetë e vetme gjendet vetëm në personin e Jezu Krishtit, Perëndinë që erdhi në botë si njeri që ta na kthejë shpresën e humbur.

 

Katër gjëra në lidhje me shpresën:

1 - Historia e Krishtlindjes është histori shprese. Kthimi i shpresës, shpresa humbi dhe shpresa kthehet.

2 - Dera për te shpresa është të jesh pa shpresë. E vetmja mënyrë si do të gjeni shpresë ndonjëherë është të hiqni dorë nga të gjithë ato vende ku ju keni tentuar të vendosni shpresën tuaj që në fakt nuk jep shpresë.

3 - Që shpresa të jetë e sigurt, e besueshme, që të jetë shpresë, duhet të rregullojë çfarë është prishur. Që shpresa të jetë shpresë duhet të adresojë dilemat më të mëdha, më të thella dhe më të errëta të jetës tonë. Nëse shpresa nuk rregullon çfarë është prishur, pse do të shpresosh te ajo?

4 - Shpresa nuk është një situatë, një vend dhe shpresa nuk është një përvojë. Shpresa është një person dhe emri i Tij është Jezus.

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva