28 Janar 2018 Romakëve 13:1-7 Pjesa 1 Nënshtrohuni çdo autoriteti si shprehje e dashurisë tonë nën Hir

January 28, 2018

Çdo shpirt le t’u nënshtrohet autoriteteve qeverisëse. Sepse nuk ekziston asnjë autoritet përveçse nga Perëndia dhe ato që ekzistojnë janë caktuar Perëndia. Prandaj kushdo që ngrihet kundër autoriteteve, ngrihet kundër caktimit të Perëndisë dhe ata që ngrenë krye do të marrin gjykim mbi veten e tyre. Sepse sundimtarët nuk duhen pasur frikë për veprat e mira, por për të këqijat. A do që të mos kesh frikë ndaj atyre që janë në autoritet? Atëherë bëj të mirën dhe do të marrësh lavdërimin e tij sepse ai është shërbëtori i Perëndisë për të mirën tënde. Por nëse bën të keqen, ki frikë sepse ai nuk e mban kot shpatën. Sepse Ai është shërbëtor i Perëndisë, një hakmarrës që zbaton zemërimin e Perëndisë mbi të këqijtë. Prandaj, si rrjedhim, nënshtrohu jo vetëm për t’i shpëtuar zemërimit të Perëndisë, por gjithashtu për hir të ndërgjegjes. Sepse për shkak të kësaj ju gjithashtu paguni taksat, sepse autoritet janë shërbëtorë të Perëndisë, duke bërë pikërisht këtë gjë. Paguaj ndaj të gjithë atyre që u ke detyrim: Taksat atyre që u takojnë taksat, tatimin ndaj atyre që u detyrohesh tatimin, respekt ndaj atyre që u takon respekti, nderim ndaj atyre që u takon nderimi.

 

Mesazhi: Si rezultat i hirit të madh shpëtues të Perëndisë ndaj nesh nga le t’i nënshtrohemi çdo autoriteti qeverisës me sinqeritet dhe të vërtetë nga dashuria për ta duke përmbushur çdo detyrim ndaj tyre me çdo respekt dhe nderim sepse çdo autoritet vjen nga Perëndia dhe është caktuar prej Tij në shërbim të Tij dhe për të mirën tonë.

 

Një urdhërim, 2 arsye me pasoja dhe 4 detyrime:

I. Nënshtrohuni çdo autoriteti qeverisës me sinqeritet dhe me të vërtetë si shprehje e dashurisë ndaj tyre (1a).

II. Arsyeja e parë me një pasojë (1b-2)

III. Arsyeja e dytë me pasoja: (3-5)

IV. 4 Detyrime (6-7)

 

 

 

 

 

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva