Lista e Predikimeve

Arkiva

Kërkoni sipas tag-ut

No tags yet.

20 Maj 2018 Romakëve 15 Pjesa 3 Pranoni njëri-tjetrin nga hiri sikurse edhe Krisht na pranoi për lav


Mesazhi: Në mënyrë që Perëndia të përlëvdohet dhe shpaloset plani i Tij i shpëtimit njerëzve përmes kishës tonë le të ecim me gëzim në unitet në Krishtin duke mos i pëlqyer vetes, por të tjerëve sikurse bëri edhe Krishti dhe duke e pranuar njëri-tjetrin nga hiri siç na ka pranuar Krishti për lavdinë e Perëndisë.

I. Uniteti në Krishtin kërkon që ne të mos i pëlqejmë vetes, por të tjerëve siç Krishti siç Krishti nuk i pëlqeu vetes por Perëndisë për lavdinë e Perëndisë. Kur ne jetojmë në këtë mënyrë, kjo e bën të dukshëm Perëndinë e padukshëm (Rom. 15:1-6). A. Mos i pëlqeni vetes, por të tjerëve (Romakëve 15:1-2) B. Ndiqni shembullin e Krishtit (Romakëve 15:3) C. Nënshtrohuni Shkrimeve (Romakëve 15:4) D. Mbështetuni vetëm në fuqinë e Perëndisë (Romakëve 15:5) E. Me qëllim që përmes kishës të përlëvdohet Perëndia në Krishtin (Rom. 15:6).

II. Uniteti në Krishtin provon që Perëndia po bën çfarë Ai premtoi se do të bënte dhe Ai po e nënshtron botën e rënë në një Mbret( Rom 15:7-13) A. Pranoni njëri-tjetrin nga hiri ashtu siç ju ka pranuar Krishti (Rom. 15:7). B. Uniteti në Krishtin provon që Perëndia e mban Fjalën e Tij (Rom. 15:8) C. Uniteti në Krishtin përlëvdon Perëndinë ndër kombet (Rom. 15:9- 12) D. Uniteti në Krishtin është i mundur vetëm në Perëndinë që na jep gëzimin dhe paqen e Frymës së Shenjtë përmes besimit (Rom. 15:13).


  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.