Borxhi i Ungjillit Romakeve 15:14-33 Pjesa 5

November 4, 2018

Mesazhi: Për shkak se Perëndia ka dhënë për shpëtimin tonë dhuratën më të madhe të papërshkrueshme, Birin e Tij, në mirënjohje ndaj Tij, Perëndia na thërret që ashtu siç duhet të duam ata që kanë ndarë ungjillin, po gjithashtu të kemi zell për të arritur ata që pranojnë ungjillin nga ne. 

 

Më thjeshtë: 

Mesazhi: Që të jemi ambasadorë besnikë dhe kishë misionare hiri i ungjillit duhet të na mësojë të bëhemi dhënës të vetes Perëndisë dhe në shërbim të ungjillit të Tij. 

 

Që hiri i ungjillit të arrijë te të tjerët, ky hir i transformues i Perëndisë duhet të na transformojë në 7 fusha:

 

A. Hiri transformues i Perëndisë na thërret së pari të japim plotësisht veten Perëndisë dhe gjithçka që kemi përmes ungjillit (Rom. 12:1-2; 2 Kor. 8:1-5)
B. Hiri transformues i Perëndisë na shndërron në shërbëtorë të tjerëve përmes ungjillit (Rom. 15:25; 2 Kor. 9:1)
C. Hiri transformues i Perëndisë na mëson të japim të tjerëve me bujari nga kënaqësia me gëzim në trupin e Krishtit (Rom. 15:26, 2 Kor. 9:7, 11)
D. Hiri transformues i Perëndisë na mëson t’ju përgjigjemi nevojave të tjerëve në trupin e Krishtit (Rom 15:26; 2 Kor. 9:12-13)
E. Hiri transformues i Perëndisë na mundëson të kuptojmë dhe shlyejmë borxhin e ungjillit (Rom. 15:27; Gal. 6:6-10)
F. Hiri transformues i Perëndisë na mëson të kujdesemi që dhënia të dorëzohet nga duar të sigurta (Rom.15:28; 1 Kor. 16:3-4) 
G. Hiri transformues i Perëndisë do të sjellë mbi ne bekimet e plota të ungjillit të Krishtit (Rom. 15:29; 2 Kor. 9:6)

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva

Please reload

Kërkoni sipas tag-ut

Please reload

  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.