Bashkëpjesëmarrje për ungjillin në lutje Romakeve 15:14-33 Pjesa 6

November 11, 2018

Mesazhi: Si shprehje e besimit në Zotin Jezu Krishti dhe e dashurisë me anë të Frymës së Shenjtë le të luftojmë së bashku në lutje te Perëndia në betejën tonë të përbashkët për ungjillin si ambasadorë të Krishtit për shkak se vetëm Perëndia mund të na bëjë një kishë të bashkuar misionare për lavdinë e Tij.  

 

Që ne si ambasadorë të Krishtit dhe kishë e Tij të arrijmë të tjerët me anë të ungjillit Fjala e Zotit na thërret të luftojmë në lutje së bashku të vërtetë për ungjillin e dalluar nga 6 veçori kryesore: 

 

I. Rëndësia e lutjes: “Lutja është ... vetëm zëri i besimit” (Rom. 15:30a)
II. Motivimi i lutjes: Besim te Perëndia dhe dashuria e Frymës (Rom. 15:30b)
III. Vështirësia e Lutjes: lutja është betejë shpirtërore (Rom. 15:30c)  
IV. Fokusi i Lutjes: Për pengesat dhe përparimin e ungjillit (Rom. 15:31-32a,c)) 
V. Qëllimi i Lutjes: Njohja e vullnetit të Perëndisë (Rom. 15:32b)0
VI. Bekimi i lutjes: Perëndia i paqes me ne (Rom. 15:33) 

 

Lajmi i mirë i Zotit për ty!

 

1. Ju jeni përgjegjës përpara Zotit, sepse Ai është Krijuesi yt i shenjtë dhe Zoti yt dhe Ai është i denjë për adhurimin dhe bindjen tënde. Ju jeni përgjegjës para Zotit. 

 

2. Të gjithë njerëzit kanë rebeluar ndaj Zotit dhe ata vazhdimisht mëkatojnë ndaj Zotit dhe prandaj janë në zemërimin e Tij.  Edhe ju keni rebeluar ndaj Zotit dhe ju vazhdimisht mëkatoni dhe jeni nën zemërimin e Tij. 

 

3. Perëndia e ka bërë Krishtin shlyerje për mëkatet tona. Perëndia ka gjetur një mënyrë për mëkatarët fajtorë që t’ju falen mëkatet dhe t’i shpëtojnë zemërimit të Perëndisë dhe të bëhen të drejtë para Perëndisë.  Jezusi është rruga e vetme e Perëndisë e shpëtimit. 

 

4. Mënyra e shpëtimit është përmes besimit në Jezusin, duke besuar vetëm te Ai për të na shpëtuar, dhe në asnjë vepër të mirë që ne bëjmë. 

 

5. Prandaj sot pendohu nga mëkati dhe beso në Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tënd.  A do të pendohesh sot dhe besosh te Jezusi si Zot dhe Shpëtimtar? Ai të urdhëron sot të pendohesh nga mëkati dhe të besosh te Jezu Krishti! 

 

6. Çfarë do të thotë të pendohesh? 
“Pendimi është që ju e kuptoni që jeni mëkatar fajtor i lig në praninë e Perëndisë, që ju meritoni zemërimin dhe dënimin e Perëndisë, që ju jeni në rrezik të shkoni në ferr [nëse nuk pendoheni]. Do të thotë që ju filloni të kuptoni që mëkati është në ju, që ju dëshironi fort ta hiqni dhe që iu i ktheni shpinën mëkatit në çdo lloj trajte dhe forme të tij. Ju braktisni botën çfarëdo që t’ju kushtojë, botën me mendjen dhe pamjen dhe praktikën e saj dhe ju e mohoni veten dhe merrni kryqin dhe ndiqni Krishtin. Më të afërtit dhe më të dashurit dhe e gjithë bota mund t’iu quajnë të marrë ose t’ju thonë fetar radikal. Mbase do të vuani financiarisht, por nuk përbën ndonjë ndryshim për ju. Ky është pendimi” Martin Lloyd Jones

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva