Një pasion i vetëm i shenjtë! Psalmi 63

January 6, 2019

 

Mesazhi: Meqenëse vetëm njohja e Perëndisë dhe e dashurisë së Tij për ne dhe asgjë tjetër nuk do të mund të kënaqë dëshirën më të thellë dhe më të madhe të zemrave tona, le të kërkojmë Atë çdo ditë të jetës tonë që të kënaqemi me praninë e Tij dhe lavdinë e Tij dhe të ecim në bindje ndaj Fjalës së Tij. 

 

Katër efekte të dashurisë së Perëndisë në jetën tonë kur ne besojmë dhe njohim me të vërtetë në zemrën tonë dashurinë e Perëndisë për ne. 

 

Kjo nuk është thjesht e di që Perëndia më do mua sepse edhe demonët e dinë që Perëndia i do mëkatarët, por kur ne besojmë dhe njohim në zemrën tonë. 

 

Çfarë ndodh në jetën tonë kur ne besojmë dhe njohim me gjithë zemër dashurinë e Perëndisë për ne. 

Vetëm Perëndia dhe dashuria e Tij mund të kënaqë etjen e madhe të thellë të shpirtrave tanë dhe asgjë dhe askush tjetër, ashtu si vetëm uji mund të shuaje etjen fizike. 

 

I. Kur të kuptojmë madhështinë e dashurisë së Perëndisë për ne, ne do të jepemi krejtësisht mbas Perëndisë dhe Ai nuk do të jetë thjesht një shtesë e volitshme në jetën tonë (Psalm 63:1-2).

 

II. Kur kuptojmë madhështinë e dashurisë së Perëndisë për ne, adhurimi jonë nuk është më një detyrë, por një kënaqësi e pafundme (Psalmi 63:3-5). 

 

III. Kur ju kuptoni madhështinë e dashurisë së Perëndisë për ju, ju do të doni Perëndinë madje më shumë se dhuratat e Tij më të mëdha (Psalmi 63:6-8) 

 

IV. Kur ne kuptojmë madhështinë e dashurisë së Perëndisë për ju, përvojat tona në shkretëtirë bëhen përvoja në adhurim (Psalmi 63:9-11).

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva