Lavdia i qoftë Perëndisë! Romakeve 16:25-27

January 27, 2019

 

Mesazhi: Le ti japim lavdi vetëm Perëndisë sepse Ai tërësisht nga hiri i Tij  na ka shpëtuar dhe po na themelon përmes ungjillit të Tij në mënyrë që të shfaqë fuqinë, planin, qëllimin dhe urtësinë e Tij të përjetshme për lavdinë e Tij përmes Jezu Krishtit, Birit të Tij në besim bindës ndër të gjitha kombet. 

 

Ne i japim lavdi Perëndisë ndërsa përmes ungjillit bëjmë pesë gjëra kryesore

I. Mbështetemi në fuqinë e Perëndisë: Perëndia tërësisht nga Hiri i Tij është në gjendje të na ndërtojë me fuqinë e Tij përmes ungjillit (16:25a)

 

II. Njohim Personin e Ungjillit: Në qendër të Ungjillit është Jezu Krishti (16:25b)

 

III. Njohim planin e përjetshëm të Perëndisë: Ungjilli është plani i përjetshëm i Perëndisë i zbuluar përmes Jezu Krishtit sipas urdhërimit të Perëndisë së përjetshëm (16:25c-26a.b) 

 

IV. Përmbushim objektivin e ungjillit : Ungjilli synon bindjen e besimit në Jezu Krishtin (16:26c)

 

V. Realizojmë qëllimin përfundimtar të ungjillit: Të bëjmë të njohur urtësinë e të vetmit Perëndi përmes Jezu Krishtit (16:27)

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva