Reflektim mbi jetën tonë të lutjes: Pjesa 1

March 3, 2019

 

1. Çfarë është lutja?
    a. Lutja është një punë dhe një disiplinë.
    b. Lutja është bisedim me Perëndinë.
    c. Lutja është adhurim, rrëfim, falenderim dhe kërkesë.

2. Çfarë kërkon Perëndia prej nesh në lutje?
    a. Lutja kërkon hir - “Perëndia kërkon që të vijmë në lutje, për shkak të hirit të Tij, “në emrin e Jezusit”.
    b. Lutja kërkon frikë nderuese - Perëndia kërkon që të vijmë në lutje, me një zemër që është e mahnitur për shkak të dashurisë së Tij ndaj nesh.
    c. Përulësi - Perëndia kërkon që të vijmë në lutje, duke pranuar dobësinë tonë (faktin që jemi tërësisht të varur nga Perëndia, sepse jemi krijesat e Tij).

3. Çfarë na jep Perëndia me anë të lutjes?
    a. Këndvështrim të ri - Në lutje, Perëndia riorienton këndvështrimin tonë drejt Tij.
    b. Realitet shpirtëror - Në lutje Perëndia bën të mundur që zemra jonë, të prehet në prezencën e Tij.
    c. Forcë - Në lutje Perëndia, për shkak të bashkimit shpirtëror me Të, na jep forcë.

4. Ku na çon Perëndia përmes lutjes?
    a. Në vetënjohje - Përmes lutjes, Perëndia na çon në vetënjohje.
    b. Në besim ndaj Tij - Përmes lutjes, Perëndia na çon në një besim çlodhës dhe shpresë të sigurtë.
    c. Në dorëzim - Përmes lutjes, Perëndia na çon në dorëzim të plotë ndaj Tij, për shkak të dashurisë që Ai ka treguar ndaj nesh.

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva