Gëzimi në përkushtimin e përbashkët për Ungjillin e Krishtit. Filipianeve 1:27-30

August 4, 2019

 

Mesazhi: Ne do të përjetojmë gëzimin e Zotit kur ne si qytetarë të mbretërisë së Perëndisë në botë do të jetojmë në mënyrë të denjë për ungjillin e Krishtit ndërsa qëndrojmë fort në Zotin me një frymë të përbashkët duke luftuar së bashku për përhapjen e ungjillit të Tij me guxim dhe duke mos u trembur nga kundërshtarët e ungjillit sepse hiri i Zotit është i mjaftueshëm në çdo rrethanë.    

 

Një nxitje kryesore për një arsye kryesore me një qëllim kryesor në 2 mënyra kryesore që të njohim gëzimin e Zotit në ungjillin.

 

I.Nxitja kryesore: Jetoni si qytetarë të mbretërisë së Perëndisë në një mënyrë të tillë që i jep besim (kredibilitet) ungjillit të Krishtit (1:27)

II. Arsyeja kryesore: Qëndroni të palëkundur në Zotin, me një frymë dhe shpirt të përbashkët duke luftuar për përhapjen e ungjillit dhe duke mos u trembur nga kundërshtarët e ungjillit të Krishtit (1:27c,d -30) 
    A. Arsyeja kryesore: Qëndroni fort (1:27c)
    B. Mënyra e parë: Qëndroni fort në një Frymë, me një përkushtim të përbashkët (1:27d). 
    C. Qëllimi i qëndrimit: për besimin e ungjillit.
“qëndroni fort në një Frymë, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit” 
    D. Mënyra e dytë: Duke qëndruar së bashku ndaj kundërshtarëve: Guxim (1:28-30)

1. Me guxim ndaj kundërshtarëve të ungjillit (1:28a)
“duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët” (1:28a)

2. Kjo është një tregues humbjeje për ata nga Perëndia (1:28b)
“kjo është për ta një provë humbjeje” 

3. Ky është tregues shpëtimi për ju nga Perëndia (1:28c)
 “”
4. Burimi i guximit: Hiri i mjaftueshëm i Zotit (1:29)
 “Sepse juve ju është dhënë hiri për hir të Krishtit, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të.”

5. Dëshmia e Hirit: Kjo është e vërtetë për të gjithë ata që kanë jetuar për Zotin (1:30).  
 “duke patur të njejtën beteje që e patë në mua, dhe tani  po dëgjoni që është në mua.”

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva