Gëzim të shndrisim dritën e Krishtit në botë. Filipianëve 2:14-16

September 1, 2019

 

Mesazhi: Për shkak se Perëndia na ka shpëtuar që të shndrisim dritën e Tij si bijtë e Tij përmes ungjillit në këtë botë që është nën gjykimin e Tij hyjnor, Ai na urdhëron të bëjmë çdo gjë pa u ankuar dhe të jetojmë si bijtë e Tij të pa të metë duke e mbajtur lart Fjalën jetëdhënëse të ungjillit të Tij. 

 

Një urdhërim si dhe 3 arsye pse duhet të jetojmë si bij të pa të metë të Perëndisë në këtë botë që është në gjykimin e Tij hyjnor.

I. Urdhërimi: Binduni në gjithçka Perëndisë me gëzim mirënjohës dhe falënderues si bijtë e Tij të bindur: Ndaloni së ankuari dhe kundërshtuari, bëni gjithçka pa u ankuar dhe kundërshtuar (Filip. 2:14).  

II. Arsyeja e parë: Që të nderojmë Perëndinë në botë si bijtë e Tij të pa të metë, të paqortueshëm dhe të pastër (Filip. 2:15a) 
III. Arsyeja e dytë: Për të shndritur dritën e Perëndisë si yje të Tij në një botë që është nën gjykimin e Tij, duke e mbajtur lart fjalën jetë dhënëse të Ungjillit të Tij (Filip. 2:15b-16a)
IV. Arsyeja e tretë: Që të mos jemi duar bosh në ditën e Krishtit (Filip. 2:16b)  

 

                        Ungjilli
Perëndia
Perëndia është Krijuesi dhe Gjykatësi ynë i drejtë. Ai na krijoi të lavdërojmë Atë dhe shijojmë Atë përgjithmonë (Zan. 2:7, 16-17; 18:25; Mateu 25:31-33) 

Njeriu 
Por njerëzimi ka rebeluar ndaj Perëndisë duke mëkatuar ndaj karakterit dhe ligjit të tij të shenjtë (Zan. 3:1-7). Ne të gjithë kemi marrë pjesë në këtë rebelim mëkatar, si në Adamin përfaqësuesin tonë dhe permes veprimeve tona individuale (1 Mbretërve 8:46; Rom. 3:23; 5:12, 19, Efes. 2:1-3). Si rezultat, ne jemi të ndarë nga Perëndia dhe kemi ekspozuar veten ndaj zemërimit të Tij të drejtë, që do të na dërgojë ne përjetësisht në ferr nëse nuk jemi falur (Efes. 2:12; Gjoni 3:36; Rom. 1:18; Mat 13:5). 

Krishti
Por Perëndia dërgoi, Jezu Krishtin, plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri, për të vdekur vdekjen që ne meritonim për mëkatet tona, i drejti për të padrejtët, në mënyrë që Perëndia të dënojë mëkatin tonë në Krishtin dhe të na e falë atë në ne. 

Përgjigjja 
E vetmja përgjigje shpëtuese ndaj këtij Lajmi të Mirë është pendimi dhe besimi (Mate 3:2; Marku 1:15; Luke 3:7-9; Gjoni 20:31). Ne duhet të pendohemi nga mëkatet tona (të largohemi prej tyre dhe të kthehemi te Perëndia) dhe besojmë në Jezu Krishtin për faljen e mëkateve tona dhe pajtimin me Perëndinë.

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva