Si të rritemi shpirtërisht. 2 Pjetrit 1:1-11

January 20, 2020

 

Tema: Perëndia na ka dhënë gjithçka që na duhet për të jetuar një jetë të perëndishme, prandaj le të bëjmë çdo përpjekje për t’u rritur shpirtërisht për të qenë sa më të frytshëm në njohjen dhe lavdërimin e Zotit tonë Jezu Krisht.

Le të shohim tre aspekte ose komponentë kryesorë të rritjes shpirtërore: 
I. Baza e rritjes shpirtërore: Pse mund të rritemi shpirtërisht? (2 Pjetrit 1:1-4)
   A. Perëndia na ka dhënë besimin (1:1a)
   B. Perëndia na dhuruar drejtësinë e Jezu Krishtit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë (1:1b) 
   C. Perëndia na ka shpëtuar me anë të Hirit të Tij dhe na ka dhënë paqe me veten e Tij përmes asaj që Krishti ka siguruar për ne (1:2) 
     1. Perëndia ka vënë hirin e Tij me bollëk në dispozicionin tonë (v.2a)
     2. Ne e përjetojmë hirin e Tij përmes njohjes së Perëndisë (v.2b)
   D. Çfarë ka siguruar Perëndia për rritjen tonë (v.3-4)
     1. Ne rritemi me fuqinë e Perëndisë (v.3a)
     2. Rritja jonë është e lidhur me njohjen e Perëndisë si person (v.3)
     3. Rritja jonë shpirtërore është lidhur me njohjen e planit të Perëndisë (3c). 
     4. Rritja jonë është e lidhur me njohjen e premtimeve të Perëndisë (4a)
     5. Rritja jonë shpirtërore është e lidhur me njohjen e qëllimit të Perëndisë për ne (4b).
        a. Së, pari qëllimi i Perëndisë është që të bëhemi pjesëtarë të natyrës së Tij
        b. Së dyti, qëllimi Perëndisë është t’i shpëtojmë natyrës tonë mëkatarë të korruptuar. 

II. Mënyra e rritjes shpirtërore: Si të rritemi shpirtërisht? (2 Pjetrit 1:5-7)
   A. Rritja kërkon çdo përpjekje (2 Pjetrit 1:5a)
   B. Shtatë cilësi që duhet të rritemi (2 Pjetrit 1:5b-7)
     1. Virtyt
     2. Njohuri
     3. Vetëkontroll
     4. Qëndresë
     5. Perëndishmëri
     6. Dashuri vëllazërore
     7. Dashuri 

III. Arsyeja e rritjes shpirtërore: Pse duhet të rritemi shpirtërisht? (2 Pjetrit 1:8-11)
   A. Sepse kështu nuk do të bëhemi përtacë dhe të pafryt (v.8)
   B. Sepse nuk do të lejojë që të harrojmë qëllimin kryesor të jetës së krishterë (v.9)
   C. Sepse kështu do të kemi sigurinë që jemi të shpëtuar (v.10a)
   D. Sepse kështu nuk do të pengohemi kurrë (10b)
   E. Sepse kështu do të kemi një hyrje të begatë në mbretërinë e Zotit tonë (11)

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva

Please reload

Kërkoni sipas tag-ut

Please reload

  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.