Si të mos shqetësohemi, por të përjetojmë gëzimin dhe paqen e Zotit Filipianeve 4:6-9

March 16, 2020

Letra e Filipianeve: Jezusi gëzimi ynë. Gëzimi nuk varet nga rrethanat e mira, por nga marrëdhënia jonë me Zotin Jezu Krishtin madje edhe në mes të vuajtjeve. Gëzimi është prania frymërore e Zotit. 

"Gëzimi është një siguri e thellë që Perëndia i ka ka të gjitha gjërat nën kontroll për të mirën e besimtarit dhe lavdinë e Tij, dhe prandaj gjithçka është mirë pavarësisht se çfarë po ndodh” John MacArthur 

"“Gëzimin e gjejmë vetëm në Krishtin dhe jo te një jetë pa telashe ose te një jetë e mbushur me sa më shumë gjera materiale” . Tony Merida "

Mesazhi: Le të mos shqetësohemi për asgjë, por me besim në çdo rrethanë te Zoti ynë Sovran, i mirë dhe i urtë, për çdo gjë le të lutemi me besim dhe falënderim dhe të mendojmë dhe veprojmë sipas Fjalës së Zotit, paqja e Perëndisë do të ruajë zemrat dhe mendjet tona, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ne. 

Tre përbërësit kryesore të gëzimit dhe paqes së Zotit: Shqetësimin, përgjigjen e gabuar ndaj rrethanave të ndryshme, le ta zëvendësojmë me lutjen, të menduarit dhe vepruarit e duhur sipas Fjalës së Zotit. 

Mos shqetësoni për asgjë (Filip. 4:6-9) 
A. Lutja e duhur  (Filip. 4:6-7)
    1. Shqetësimi është mosbesim te Zoti (Filip 4:6a)
    2. Lutja e besimit (Filip. 4:6b)
    3. Lutja falënderuese (Filip. 4:6c)
    4. Premtimi (Filip. 4:7).
C. Të menduarit e duhur (Filip. 4:8)
D. Të vepruarit e duhur (Filip 4:9)

 

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva