Perëndia bashkëvepron për mirë të gjitha gjërat Romakëve 8:28

March 23, 2020

 

Mesazhi i vargut 28: Shpresa jonë e lavdishme është e sigurt sepse Perëndia bashkëvepron për të mirën tonë të përjetshme të gjitha gjërat për të gjithë ne që e duam Perëndinë dhe jemi thirrur sipas qëllimit të Tij, prandaj binduni Fjalës së Tij në çdo situatë për lavdinë e Tij. 

Në vargun 28 gjejmë premtimin më të lavdishëm me dy kushte:

A. Perëndia bashkëvepron për mirë të gjitha gjërat  (8:28b)
B. Për kë Perëndia i bashkëvepron për mirë të gjitha   gjërat (8:28a,c)
     1. Për ata qe e duan Perëndinë (8:28a)
     2. Për ata që Perëndia ka thirrur sipas qëllimit të tij (8:28c).  

Perëndia bashkëvepron gjërat e drejta për të mirën tonë. Gjërat më të rëndësishme dhe më të mira që Perëndia përdor për ne janë atributet e Tij. 
1) Fuqia e Perëndisë na mbështet në shqetësimet tona dhe forcon jetën tonë frymërore (Ligji i      
     Përtërirë 33:27; Veprat e Apostujve 1:8; 2 Kor. 12:9). 
2) Mençuria e Perëndisë siguron për të mirën tonë. (Efes. 1:17; Kol. 1:9, 3:16). 
3) Mirësia e Perëndisë vepron për të mirën e bijve të Tij (Rom. 2:4). 
4) Besnikëria e Perëndisë vepron për të mirën tonë. Madje edhe kur ne nuk jemi besnik ndaj Tij, Ati 
    ynë qiellor mbetet besnik ndaj nesh. (Osea 14:4, Mikea 7:18; Ps. 91:15; Filip. 4:19).
5) Fjala e Perëndisë është për të mirën tonë (Veprat e Apostujve 20:32; 1 Tim. 4:5. Më shumë e 
    shohim mëkatin përmes syve të Shkrimit, që do të thotë ta shohësh përmes syve të Tij, më shumë 
     edhe e urrejmë atë. 
6) Engjëjt e Tij të shenjtë veprojnë për të mirën e bijve të Tij (Heb. 1:14). 

7) Fëmijët e vetë Perëndisë janë shërbyes të të mirës së Tij ndaj njëri-tjetrit (Rom. 1:12; 2 Kor. 1:14, 1). 
    Për ne si fëmijë të Perëndisë është si detyrim dhe gëzim për të nxitur njëri-tjetrin në dashuri dhe 
     vepra të mira  (Heb. 10:24). 

1). Perëndia përdor ligësinë e vuajtjeve si mjet për të sjellë të mirën njerëzve të Tij. 
2) Perëndia përdor ligësinë e tundimit si një mjet për të sjellë të mirën për njerëzit e Tij. 
3) Perëndia përdor ligësinë e mëkatit për t’iu bërë mirë fëmijëve të Tij.

Please reload

Lista e Predikimeve

Please reload

Arkiva

Please reload

Kërkoni sipas tag-ut

Please reload

  • facebook_circle_color-512.png
  • Google_plus-a9779ddce0033de6d723bfd3c6516b64.png
  • youtube_circle_color-512.png

Na ndiqni ne...

©2015 Kisha e Hirit Tirane.